Vaksinimi për grip dhe Covid njëherësh, moshat e treta më të interesuarat
2022-11-04 16:34:42

Vaksinimi (Foto RTSH)

Vaksinimi (Foto RTSH)

Me shpërthimin e rasteve të gripit ka nisur edhe vaksinimi ndaj tij. Më të interesuarit në qendrat shëndetësore të Tiranës duket se janë moshat e treta. Jonida Diko, drejtuese e Qendrës Nr.10, tha për “RTSH”-në se vaksinatorët aplikojnë paralelisht me vaksinën e gripit edhe dozat përforcuese të vaksinës kundër Covid-19.

Të moshuarit këshillohen për aplikim të njëkohshëm të vaksinave, por ka edhe nga ata që e shtyjnë pak në kohë dozën përforcuese të Covid-19.

Për të rinjtë, vaksinimi anti-Covid thuajse është ndalur pasi nuk ka më interes. Sipas autoriteteve, 270 mijë doza vaksine kundër gripit janë shpërndarë në qendra shëndetësore dhe gjatë këtij muaji pritet të  vijnë edhe rreth 700 mijë doza të vaksinave të adaptuara kundër Covid. (Irma)