Elvis Allmuca
Elvis Allmuça është i riu nga Tirana, i cili prej vitesh është dedikuar në fushën e biznesit. Ndonëse ende fëmijë ai ishte i përkushtuar të ndihmonte familjen e tij që të menaxhonin hotelin e tyre. Kjo ka qënë zanafilla e pasionit për t’u marrë me biznes.
Më pas Elvisi vendosi që edhe studimet t’i ndjekë për Menaxhim Biznesi dhe Marketing. Pas këtij momenti Elvisi u dedikua në ngritjen e një Start-up shumë eficent për tregun shqiptar. “DuPron” është një biznes i cili rregullon tregun nëpërmjet shitjes dhe blerjes së pronave në kohë reale. I shtrirë si biznes në të gjithë Shqipërinë, “DuPron” synon të jetë një nga bizneset më të frekuentura nga kilentët. Elvis Allmuça, ndan detaje për Grupin Mediatik të Kinës se si funksionon ky biznes, cili ishte qëllimi dhe cilat janë pritshmëritë e tij.
“DuPron” ndryshe nga kanalet e tjera të kërkimit të pronave përdor Google maps për të shfaqur pronat me çmimet përkatëse në hartë. Kjo gjë ndihmon personat që janë në kërkim të një prone sepse në këtë mënyrë çdo përdorues ka mundësi të shikojë vendodhjen e saktë të pronës, çfarë lehtësish ka afër prona si shkolla, farmaci, supermarket, të mësoje se sa larg e ka pronën nga puna dhe të rrethojë zonën që dëshiron.
DUPRON
CMG: Elvis ju keni qenë gjithnjë i përfshirë në biznes?
Elvis Allmuça: Po kam qenë. Kujtoj gjithnjë që në vogëli kam qenë shumë i dedikuar për t'u përfshirë në biznesin e familjes sime. Kam marrë që i vogël parimet bazë të biznesit dhe mënyrën se si duhet ta menaxhoj një biznes në thelb. Gjithnjë më ka pëlqyer të jem unë ai që orientoj dhe menaxhoj qoftë në aspektin e stafit apo çështje operacionale. Njeriu nëse e nis pasionin e tij që i vogël absolutisht që i hap rrugë karrierës së gjatë . Unë mendoj që e kam nisur dhe i kam hapur vetes rrugën e duhur.
CMG: Është e vështirë të bësh biznes në Shqipëri?
Elvis Allmuça: Shumë njerëz në fakt e shohin biznesin në Shqipëri si diçka të pamundur sepse nuk arrijnë të depërtojnë tek mundësitë që krijohen në përgjithësi. Të kesh një ide dhe të duash ta aplikosh në vendin tonë është shumë e thjeshtë dhe diçka që të krijon shumë lehtësira. Në fakt unë flas dhe nga eksperienca ime dhe do doja që kjo bisedë të shërbente për këdo që pretendon apo ka dëshirë të nisë një ide inovative në Shqipëri. Le të tentojnë të gjithë me Start-up sepse është mundësia më e mirë e të ngriturit një biznes, i cili vlen dhe është shumë funksional për vendin . “Të bësh biznes në Shqipëri nuk është e vështirë, përkundrazi, terreni është gati” .
CMG: Është e vështirë të plotësohen ëndrrat?
Elvis Allmuça : Unë punoj, përpiqem dhe synoj. Në gjithë këto elemente më pas çdo gjë ja le kohës sepse është koha ajo që vendos se çfarë do të ndodhë me ne. Jeta vrapon me rritme të shpejta dhe gjithnjë nga tregon që " Çdo gjë nis me një ëndërr ". Jam ende i ri në moshë dhe bëj as më pas dhe as më shumë sa bashkëmoshatarët e mi, të cilët ashtu si unë përpiqen duke i besuar kohës.
CMG: Ke pasur një fëmijëri me ngjyra apo me përgjegjësi?
Elvis Allmuça: Jo nuk kam pasur një fëmijëri si gjithë të tjerët sepse kam qenë gjithnjë një fëmijë me një familje në biznes dhe çdo herë kam qenë i detyruar t'i ndihmoj ata. Si të them... Kam lindur brenda në biznes dhe kam jetuar dhe rritur duke bërë biznes .
CMG: Kush të ka mbështetur në momentet më të vështira?
Elvis Allmuça: Pas meje, forcës sime dhe arritjeve të mia është patjetër partnerja ime, e cila ka suportuar çdo vendim timin.
logo-dupron
CMG: Elvis si lindi, “DuPron”?
Elvis Allmuça: “DuPron” lindi nga një eksperiencë personale e imja. Tre vite më pare, pasi isha kthyer nga SHBA, nisa të interesohem për të marrë një apartament me qira. Problemet që hasa ishin nga më të ndryshmet, të cilat ndikonin në marrjen e një vendimi për të zgjedhur një apartament. Informacioni vinte nga kanale të ndryshme si rrjete sociale, web faqe, agjensi imobiliare, gazeta, fletushka në tokë, formate A4 të ngjitura në shtyllat e rrugës etj, dhe në të gjitha këto kanele kishte mungesë informacioni si vendodhja e saktë e apartamentit, çfarë ka afër zona si shkollat, farmacitë, supermarketet, etj. Në një kanal gjeje informacion për pronat që përfaqësoheshin nga agjenti/agjensitë, në një tjetër për ato që përfaqesohen nga pronari dhe në një tjetër ato nga firma e ndërtimit, të gjitha këto kanale të bënin të humbisje shumë kohë dhe ndikonin negativisht në marrjen e një vendimi për të zgjedhur një apartament.
Pasi isha njohur në SHBA me mënyrat e kerkimit të pronave, më lindi ideja e “DuPron”, aplikacionit të parë në Shqipëri, i cili do të bënte bashkë të gjithë personat që operojnë në fushën e pronave, pronarë, agjent imobiliare, firmë ndërtimi ose bankë.
Menduam të krijojmë aplikacionin pasi është mënyra më e shpejtë për të dhënë dhe marë informacion, krahasuar me një platformë në web. Qëllimi ynë ishte që të ndryshonim mënyrën e kërkimit të pronave dhe t'u jepnim përdoruesve një eksperiencë ndryshe nga mënyrat e vjetra të kërkimit, për këtë arsye aplikacionin dupron e pajisëm me filtra, të cilat do të ndihmonin përdoruesin të merrte informacion më të shpejtë dhe të mos humbiste kohë në kërkim pasi të gjithë personat që administrojnë prona do t'i gjente në platformë.
Elvis Allmuca
CMG: A planifikoni zgjerimin e biznesit jashtë territorit shqiptar?
Elvis Allmuça: Qëllimi ynë është që brënda 2 viteve të ardhshëm”DuPron” të shtrihet në Kosovë, Maqedoni dhe në Malin e Zi. Në këtë mënyrë ne synojmë që të shtrihemi në të gjitha trevat shqipfolëse dhe të krijojmë një treg të përbashkët për të gjitha pronat në rajon, ku çdo përdorues do ta ketë më të lehtë nëpërmjet aplikacionit të navigojë në këto shtete.
CMG: Sa persona janë duke përdorur “DuPron”?
Elvis Allmuça: Aktualisht në “DuPron” janë të regjistruar 380 agjentë imobiliarë, 250 pronarë të pronave dhe 90 firma ndërtimi. Numri i shkarkime është 22,000 në android dhe Ios.
CMG: Cili është qëllimi juaj konkret me këtë biznes?
Elvis Allmuça: Në terma aftamesëm “DuPron” synon të krijojë klientët e saj të besueshëm dhe fokusi do të jetë i përqëndruar te agjentët imobiliarë, firmat e ndërtimit dhe pronarët e pronave.
Qëllimi ynë është të edukojmë këtë grup interesi për përparësitë që sjell listimi i pronave në “DuPron”. Të realizojmë takime nga afër me to për t'u shpjeguar produktin dhe inovacionin që sjell dupron në fushën e pronave. Ne jemi të fokusuar në përmirësimin e produktit dhe të ndihmojmë aktorët që operojnë në fushën e pronave të listojnë dhe adminstrojnë pronat e tyre më thjesht. Ne synojmë që nëpërmjet përmërsimit të produktit agjentëve, firmave të ndërtimit dhe pronarëvë të pronave dupron t'u kthehet në një mjet pune dhe në një burim i të ardhurave.
Në terma afatgjatë ne synojmë të na bashkangjiten 70% e agjentëve imobiliarë, 30% e pronarëve të pronave dhe 15 % e njësive të firmave të ndërtimit. Parashikojme që me përmirësimin (upgrade) e produktit “DuPron” do të kthehet në një aplikacion akoma dhe më të nevojshëm për të gjithë aktorët në treg dhe një ndihmë për të gjithë personat që kërkojnë pronë, që të marin informacion më të shpejtë për pronat që dëshirojnë.
Intervistoi:Megi Latifi.