Taksë për duhanin/ Në Shqipëri mbi 42% e burrave dhe 7% e grave konsumojnë duhan
2022-11-04 16:02:23

Taksa per duahnin (Foto RTSH)

Taksa per duahnin (Foto RTSH)

Një në katër të rritur në Shqipëri është duhanpirës. Shifrat e fundit nga anketa për konsumin e duhanit në vendet e Evropës Juglindore tregojnë se mbi 42% e burrave dhe 7% e grave konsumojnë duhan.

Rritja e lartë e akcizës së duhanit pritet të ulë ndjeshëm konsumin e duhanit dhe rrjedhimisht edhe vdekjet e parakohshme nga duhanpirja, bën ditur “RTSH”.

Bazuar në rezultatet e studimit, ekspertët theksojnë se rritja e taksave të duhanit, duke rritur çmimin, e kombinuar me fushata ndërgjegjësimi mund të kontribuojë në një rënie të ndjeshme të duhanpirjes.

Kështu, rritja e numrit të duhanpirësve që lënë duhanin sidomos midis atyre që janë nga shtresat shoqërore në nevojë, do të sjellë efekte pozitive sociale, ekonomike dhe shëndetësore për Shqipërinë. (Irma)