Paketa fiskale. Ndryshimet kryesore të taksave për vitin e ardhshëm dhe efektet e saj
2022-11-04 10:25:11

Paketa e re fiskale në Shqipëri ka ngjallur debate të shumta. Ajo ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë tek çdo qytetar, tek taksat që duhet t’i paguajnë shtetit. Lidhur me ndryshimet që sjell në fushën e taksave kjo paketë fiskale për vitin 2023 si dhe efektet e saj, flet për Grupin Mediatik të Kinës eksperti i ekonomisë, Ersuin Shehu.

Paketa fiskale 2023 (Burimi monitor.al)

Paketa fiskale 2023 (Burimi monitor.al)

CMG: Çfarë do të sjellë kjo paketë e re fiskale?

Ersuin Shehu: Paketa e re fiskale natyrshëm ngjall diskutime, sepse ne fund të fundit ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë tek çdo qytetar, tek masa që duhet t’i paguajnë shtetit. Kjo paketë e re fiskasle ndikon tek ata në tatimin direkt dhe atë indirekt  me shpenzimet e konsumit. Tek tatimit direkte është tatimi mbi të ardhurat që do të sjellë ndryshime të rëndësishme një pjesë e tyre nuk do të hyjnë në fuqi në vitin 2023, por disa do të hyjnë në 2029. Deri tani të gjitha bizneset e vogla janë të përjashutar nga tatimi mbi fitimin, duke filluar nga viti tjetër profesionistët e lirë do të detyrohen të paguajnë, qëllimi i ligjit është që të barazojë shkallën e tatimit me të punësuarit. Skema e parashikuar është e tillë që të vetëpunësuarve do të tatohen deri në 13 % shpenzime pastaj diferenca do të tatohet më 23 %, kufiri do të jetë deri në 2 milion lekë në vit të ardhura do të tatohen me 13%, me shumë se 14 milion lekë do të jetë 23 %. Kjo masë do të prekë ndjeshëm shumë të vetëpunësuar, të cilët ishin të përjashtuar ndaj tatimit. Ndryshime të tjera lidhen me aktivitete specifike, ligji parashikon të prekë dhe kriptomonedhat, prodhimin e tyre që do të tatohenn që aktualisht është 15%, mënyra sesi do të llogaritet lidhet me mekanizamt e funksionimit të tyre. Ligji parashikon se pensionet prvate nuk do të tatohen aktulisht tatohen në masën 15%.”

CMG: Si është pritur nga profesionistët e lirë?

Ersuin Shehu: Ka ngjallur polemika, sepse u premtua që do të bëhej për 10 vjet, por me përjashtim vetëm profesionistët e lirë ky premtim për të tjerët është mbajtur. Qeveria kishte krijuar një shteg për abuzim, sepse u shtua numri i personave që janë të punësuar dhe veprojnë si biznes i vogël. Ka pasur kundërshti dhe disa janë shprëhur se kjo nuk ishte e nevojshme.

Ersuin Shehu (Foto CMG)

Ersuin Shehu (Foto CMG)

CMG: Kanë ardhur këto ndryshime edhe si pasojë e shtimit të profesionistëve të lirë ?

Ersuin Shehu: Numri i profesioistëve të lirë është rritur për shkak të përjashtimit nga tatimi dhe ata që kishin paga të larta si ata të studiove ligjore. Kështu një pjesë e mirë e tyre kur filloi tatimi progresiv një pjesë e mirë e tyre preferuan që të kalonin si biznes i vogël dhe të regjistroheshin me një Nipt. Natyrisht që është një segment i rëndësishëm dhe kjo ka motivuar të shtohet numri i tyre.

Paketa fiskale (Burimi kontabiliteti.al)

Paketa fiskale (Burimi kontabiliteti.al)

CMG: Kjo paketë e re fiskale prek edhe akcizat, si ?

Ersuin Shehu: Risia më e rëndësishme  është akciza mbi birrën, kemi një diferencim për prodhuesit e mëdhenj. Akciza ka qenë 71.10 lekë për hektolitër kjo është formulë e ndërlikuar, për çdo hektolitër llogaritet lidhur dhe me shkallën e alkolit që ka birra. Kryesisht birra vendase do të preket më tepër dhe qeveria ka vendosur që ta barazojë për të gjithë. Po ashtu akciza mbi cigaren për një paketë të vogël do jetë nga 67.5 në 70 lekë, kështu dhe për duhanpirësit do ketë një shtrenjtim të produktit që konsumojnë.

Taksat (Burimi monitor.al)

Taksat (Burimi monitor.al)

CMG: Sa të drejtë janë parë këto ndryshime dhe risi nga ekspertët e ekonomisë?

Ersuin Shehu Sigurisht që ka pasur shumë kundërshti dhe në një situatë ku konsumatorët po përballen me rritje të çmimeve dhe të taksave tashmë, kjo do të dëmtojë më tepër buxhetet e qytetarëve, kështu të shumtë kanë qenë kundërshtimet. Rritja e çmimeve sjell të ardhura për qeverinë midis vendosjes së tatimeve mbi të ardhurat, këto do të përkthehen në fitim, kështu duke pasur parasysh këtë fakt kjo rritje taksave mund të ishte kursyer apo shtyrë.