Akademi.Al, Platforma mësimore për këdo, kurdo
2022-11-03 14:14:27

Irena Matraku është përfaqësuese e Akademi.Al, e cila ka disa vite që angazhohet duke e cilësuar këtë punë si një mision për të përhapur gjithnjë edhe më tepër dijen. Por çfarë është Akademi. Al?  2020-a ishte një vit i vështirë, por edhe viti i ndryshimeve të mëdha dhe i risive në Shqipëri e në botë. Periudhat e vështira, sjellin ide të reja, me fokus zgjidhjen e problemeve të ndryshme që lidhen me njerëzit dhe veprimtarinë e tyre. Kjo që po kalojmë sot duket se ka përshpejtuar kohët drejt një të ardhmeje, e cila parashikohej të vinte, ndoshta pak më vonë. Deani Celaj themeloi Akademi.al në vitin 2019 në një përpjekje për të përmirësuar sistemin arsimor në vendin e tij, Shqipëri. Duke funksionuar si Khan Academy, Akademi.al publikon video mësime nga mësuesit që studentët mund t'i shikojnë falas. Kur Covid-19 goditi, Akademi.al nënshkroi kontrata me qeveritë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për t'u bërë platforma e tyre zyrtare e mësimit në distancë. Tani ka mbi 545,000 përdorues dhe 23,000 video edukative në gjuhën shqipe.

Akademi.Al

Akademi.Al

Dean u largua nga Shqipëria për në SHBA për të ndjekur ëndrrat e tij dhe me lançimin e startup-it të tij të ri duket se po bën pikërisht këtë. Startupi i tij tashmë ka marrë çmime të shumta në SHBA dhe pjesë e suksesit të tij është edhe ekipi që ka arritur të ndërtojë rreth vetes.

 CMG: Irena, si është për ju kjo eksperiencë pranë Akademi.Al?

Irena Matraku: Është kënaqësi për mua që të punoj për Akademi. AL, duke qenë që është një nismë në thelb misionare dhe kryen një rol të rëndësishëm për shoqërinë shqiptare. E vendosur për të ndihmuar këdo që ka nevojë për të marrë pak dije më tepër, kjo e bën angazhimin tim këtu edhe më të rëndësishëm për mua.

 CMG:  Çfarë synoni nëpërmjet kësaj platforme?

Irena Matraku:  Ne synojmë të edukojmë çdo individ, kryesisht studentë me metodat tona interaktive, duke sjellë shkollën më pranë jush. Të nxisim këdo, pavarësisht moshës, për të marrë dije në çdo moment kudo që ndodhen.” Është themeluar në Shtator të vitit 2019 megjithëse shumica e njerëzve e njohën në 2020 sepse mori rëndësi për shkak të mësimdhënies online  në një periudhë shumë të vështirë.

 CMG:  Sa i rëndësishëm është edukimi?

Irena Matraku: Edukimi është gjithçka, është ajo që ne po përpiqemi shumë fort të bëjmë në fund të ditës sepse pa edukim nuk ka një shoqëri të shëndoshë. Në këtë platformë janë të gjithë, duke filluar që nga sistemi gjeneral nga klasa e parë dhe deri ne klasën e 12-të. Por, në këtë platformë gjenden edhe kurse të cilat janë për profesionet e lira. Së fundmi ne apo e gjithë shoqëria po e kthen vëmendjen drejt edukimit të një profesioni të lirë kështu që është mirë që të ndiqen këto kurse.

CMG: Promovimi i gjuhës shqipe sa i rëndësishëm është nëpërmjet kësaj platforme?

Deani Celaj

Deani Celaj

Irena Matraku: Është shumë i rëndësishëm sepse platforma është e gjitha në shqip dhe në këtë kontest ne ndihmojmë edhe në përcjelljen e e rëndësisë së gjuhës shqipe. Çdo gjë zhvillohet në shqip, çdo modul dhe çdo lëndë . Si për mësuesit ashtu edhe për nxënësit ata janë shumë të përfshirë dhe gjejnë mundësinë për t'u angazhuar dhe pasur interaktivitet dhe duke qenë që është edhe në gjuhën shqipe e bën me të lehtë përdorimina.

 CMG: Si funksion? Duhet një platformë dhe një adresë e dedikuar ?

Irena Matraku: Po. Njësoj si për nxënësit ashtu edhe për mësuesit të gjithë duhet të kenë një llogari personale, e cila krijohet dhe më pas futesh vetëm nëpërmjet saj. Më pas mund të zgjedhë të shohë apo ndjekë një lëndë mësimore, e cila i vjen në ndihmë .

CMG: Të gjitha lëndët mësimore janë të pasqyruara?

Irena Matraku : Po janë të gjitha lëndët e pasqyruara. Nëse do kenë interes mjafton të zgjedhin lëndën që duan dhe një mësues nga ana tjetër më pas ka ndërtuar video të dedikuar për lëndën në fjalë . Kështu nxënësi merr njohuri ekstra të cilat nuk ka arritur t'i marrë nga klasa apo ora mësimore për shumë arsye.

Në një shkollë ka shumë nxënës dhe ndoshta kjo e krijon edhe më tepër vështirësinë, ndaj ne kemi sjellë këtë formë alternative për t'iu ardhur në ndihmë.

Çdo lëndë është me javë dhe kapitujt përkatës mjafton të kujtojnë se cila ka qenë ora më tepër problematike për t'a. Kjo platformë ose këto kurse vijnë pa pagesë për nxënësit ndaj është shumë e rëndësishëme që ata t'a marrin këtë dije e cila edhe ju ofrohet falas .

CMG: Sa të regjistruar keni në Akademi.Al?

Irena Matraku

Irena Matraku

Irena Matraku : Deri tani ne kemi pak më shumë se 500-mije të regjistruar. Këta janë nxënës, prindër dhe mësues. Nxënësit janë përdorues të shpeshtë dhe aktive në platformë.

Kryesisht ndihma me e madhe për t'a është kur vjen edhe fundi i sezonit apo nisja e provimeve ndaj dhe e shohin si një mundësi për te mësuar dhe me prioritet.

CMG: Cila është e ardhmja e këtij projekti?

Irena Matraku: Këtë vit, por besoj edhe në vitet e ardhshme ne po planifikojmë që të trajnojnë punonjës të organizatave. Është shumë ë nevojshme në bazë edhe të studimeve që kemi kryer të trajnojmë edhe punonjësit që në fakt janë në një pozicion të caktuar. Njeriu gjithë jetën mëson dhe avancon. Tani që bota është e gjitha digjitale na jep edhe ne mundësinë që të jemi më pranë çdo risie. Kështu lindi ideja që për çdo boshllëk që punonjësit kanë në organizata, ti ndihmojmë duke ju ofruar trajnimet përkatëse.

CMG: Keni një mesazh për të rinjtë?

Irena Matraku: Po patjetër. Unë do doja t’iu thoja që e ardhmja ju përket atyre të rinjve që guxojnë të mësojnë çdoherë diçka të re.

 Intervistoi:Megi Latifi