I riu kinez fiton konkursin “WorldSkills 2022”
2022-11-03 11:31:05

Studenti Ma Hongda është bërë i pari kinez që fiton konkursin e aftësive që u zhvillua në Francë. Ai tërhoqi vëmendjen me idetë dhe teknikat e suvatimit dhe dekorimit të një objekti të caktuar që iu dha gjatë garës, duke triumfuar kështu mbi të tjerët. Për Manë, veglat e punës janë miqtë e tij të mirë pas pesë vitesh që angazhohet. Në mediat sociale kineze, videoja e suvatimit të Ma është shpërndarë dhe diskutuar gjerësisht. Fitorja e tij me një aftësi të jashtëzakonshme ishte tepër frymëzuese.

Ma Hongda me fitues të tjerë(Foto:CMG)

Ma Hongda me fitues të tjerë(Foto:CMG)

Ma Hongda, një student 22-vjeçar, u bë personi i parë kinez që fitoi konkursin e sistemeve të suvatimit dhe murit të thatë në “WorldSkills Competition 2022 Special Edition”, i cili u zhvillua në Bordeaux, në Francë.

I lindur në vitin 2000 në Wenzhou, në provincën Zhejiang, kur ishte 16 vjeç Ma filloi të mësonte rreth ndërtimit dhe dekorimit në Kolegjin e Teknikëve të Ndërtimit Zhejiang në Hangzhou.

“Babai im është një punëtor ndërtimi dhe ne të dy mendojmë se është një ide e mirë të zotërosh një aftësi. Prandaj zgjodha këtë drejtim”,- tha Ma.

Ai deklaroi se në vitin 2017 aplikoi për të qenë anëtar i ekipit të trajnimit special të kolegjit për konkursin “WorldSkills”. Më shumë se 200 studentë aplikuan dhe vetëm rreth 30 kaluan dhe qëndruan për trajnimin pas dy raundeve të konkurrencës së fortë.

Ma Hongda në konkurrim(Foto:CMG)

Ma Hongda në konkurrim(Foto:CMG)

Ma tregoi talentin e tij për konkursin atë vit.

“Ai punon me gjithë zemër dhe për një qëllim të caktuar. Ma nuk është vetëm i zellshëm, por gjithashtu mund të mendojë dhe të punojë në mënyrë fleksibël dhe krijuese gjatë stërvitjes. Kjo është thelbësore”,- tha Xu Zhen, trajneri kryesor për trajnimin e sistemeve të suvatimit dhe mureve të thata në kolegj.

Xu mendon se është mirë që Ma mendon në mënyrë të pavarur dhe diskuton idetë e tij me trajnerët, gjë që është vendimtare për zgjidhjen e problemeve.

Në Bordeaux, konkursi katërditor kishte pesë seksione. Në to, konkurrentëve iu kërkua të llogaritnin materialet që do të përdornin bazuar në vizatimet e ofruara dhe të bënin strukturën bazë të projektit të tyre. Marzhi i gabimit të projektit duhet të ishte më pak se 1 milimetër.

Konkurrentët gjithashtu duhet të vendosnin veshjet izoluese të zhurmave në mure, duke suvatuar dhe përfunduar një dekorim krijues në stilin e lirë.

Ma Hongda në punë të përditshme(Foto:CMG)

Ma Hongda në punë të përditshme(Foto:CMG)

Për Manë, veglat e punës janë miqtë e tij të mirë pas pesë vitesh që angazhohet. Edhe pse është i njohur me çdo fazë të zanatit, ka pasur situata të papritura. Për shembull, madhësia e gipsit të ofruar nga organizatorët e konkursit ishte e ndryshme nga ajo që shihet zakonisht në Kinë. Gjithashtu, për shkak të lagështirës, zogjtë që ai bënte si dekorime ranë nga muri dhe u thyen. Ma u bë krijues dhe përdori një tjetër material dhe e përfundoi punën për seksionin e formimit krijues në kohën e duhur.

Ai e leu murin ngjyrë blu, vizatoi një Kullë Eifel me të kuqe dhe vendosi një pendë të madhe dhe disa zogj të bardhë, duke pasqyruar ngjyrat e flamurit kombëtar francez.

Në mediat sociale kineze, videoja e suvatimit të Ma është shpërndarë dhe diskutuar gjerësisht. Fitorja e tij me një aftësi të jashtëzakonshme ishte tepër frymëzuese.

Ma thotë se do të bëhet mësues në kolegj dhe do t'ua kalojë njohuritë dhe aftësitë e tij studentëve të ardhshëm.

Ma Hongda me trajnerin Xu Zhen(Foto:CMG)

Ma Hongda me trajnerin Xu Zhen(Foto:CMG)

Edicioni Special i “WorldSkills Competition 2022” do të zgjasë deri në fund të nëntorit në vende të ndryshme, duke përfshirë Lahr në Gjermani dhe Bolzano në Itali.