Xinhua
Kompania kineze “China Harbour Engineering Company Ltd” (CHEC) i dorëzoi qeverisë nigeriane portin e ndërtuar prej saj, pas përfundimit të projektit të madh detar në qytetin qendror ekonomik të vendit, Lagos.
Porti do të plotësojë nevojat e zhvillimit ekonomik të Nigerisë, tha Cui Jianchun, ambasadori kinez në Nigeri, në një intervistë për “Xinhua”, në ceremoninë e dorëzimit të mbajtur në Lagos.
Si një projekt tregtar i bashkëpunimit trepalësh midis Kinës, Francës dhe Nigerisë, porti Lekki ka një rëndësi të madhe për promovimin e bashkëpunimit të “Një brez, një rrugë” në Afrikë, tha ambasadori.
Ndërtuar nga “CHEC”, ky është porti më i madh detar në Nigeri dhe një nga më të mëdhenjtë në Afrikën Perëndimore. Ndërtimi i portit filloi në qershor 2020 dhe është projektuar për të trajtuar 1.2 milionë kontejnerë standardë në vit.
“Ky port i ri do të pozicionojë Lagosin si një qendër të re logjistike detare jo vetëm në Afrikën Perëndimore, por në të gjithë rajonin e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore”,- tha guvernatori i Shtetit të Lagos Babajide Sanwo-Olu.
Xinhua
Projekti i sapopërfunduar do të krijojë rreth 200.000 vende pune direkte dhe indirekte në Nigeri në vitet e ardhshme, do të zhbllokojë potencialin ekonomik të vendit dhe do të rrisë të ardhurat e vendit, tha ai.
Me ndërtimin e portit, zona e Lekki-t në Lagos është kthyer në një vend premtues për investime, tha zëvendësdrejtori i përgjithshëm i “CHEC”, Ëu Di, duke shtuar se porti së shpejti do të vihet në funksionim tregtar dhe është plot me perspektiva zhvillimi. (Irma)