Vogëlushja shqiptare që dëshiron të ngjisë Murin e Madh kinez
2022-11-03 16:07:14

Vogelushja shqiptare (Foto Facebook Ambasada e Kines ne Shqiperi)

Vogelushja shqiptare (Foto Facebook Ambasada e Kines ne Shqiperi)

Vogëlushja shqiptare Mansi është dashamirëse e gjuhës dhe kulturës kineze.

Pas fitimit të çmimit të parë për kategorinë e shkollave fillore shqiptare në konkursin “Chinese Bridge” 2022, ajo përfaqësoi Shqipërinë edhe në “Chinese Bridge” për nxënësit e shkollave fillore botërore.

Ambasada e Kinës në Shqipëri shpërndau një video në rrjetet sociale, ku vogëlushja ndërsa flet kinezisht shpjeson se dëshiron të shkojë në Pekin për t'u ngjitur në Murin e Madh dhe për të shijuar rosën e Pekinit.

Ambasadori i Kinës në Tiranë, Zhou Ding, shkroi në “Facebook” se uron që ëndrra e saj të realizohet sa më shpejt! Po ashtu, ai shprehu besimin se gjithnjë e më shumë miq shqiptarë ta njohin më shumë Kinën dhe kulturën kineze dhe të bëhen misionarë të miqësisë dhe shkëmbimeve kulturore kino-shqiptare. (Irma)