Kina e hapur ecën në harmoni me botën
2022-11-03 22:11:45

Nga 5 deri më 10 nëntor do të zhvillohet në Shangai të Kinës Ekspozita e 5-të Ndërkombëtare e Importit e Kinës (CIIE). Njoftohet se 145 vende e rajone dhe organizata ndërkombëtare do të marrin pjesë në ekspozitë. Gjithashtu, 285 ndër 500 kompanitë më të fuqimshme të botës dhe udhëheqëse të industrive përkatëse do të marrin pjesë në pavijonin e sipërmarrjeve. 

Foto: VCG

Foto: VCG

Kjo shënon herën e pestë që një shumëkombëshe si “Johnson Controls” merr pjesë në këtë ekspozitë. Pjesëmarrja e saj do të jetë si në internet, ashtu edhe në terren, duke paraqitur zgjidhjet e personalizuara për energjinë e re, bujqësinë moderne, fabrikat moderne, biomjekësinë, spitalet inteligjente dhe industri të tjera.

Frank Shankar Koirala, drejtori ekzekutiv i Kompanisë së Tregtisë së Importit dhe Eksportit “Angel Hands” të Shangait, tha: “Gjatë këtyre vjetëve, kemi bërë biznes të tregtisë së jashtme në Kinë. Fillimi ishte i vështirë dhe shitjet tona vjetore ishin vetëm një ose dy milionë dollarë. Tani shifra është katër ose pesë herë më e madhe. Unë u sugjeroj gjithë të huajve që të marrin pjesë në CIIE, se kjo mund të ndihmojë shumë prej tyre”. 

 “Për shembull, nëpërmjet inteligjencës artificiale mund të rregullohen sistemi i ajrit të kondicionuar, temperatura e ujit në hyrje e në dalje dhe sistemi i ventilimit, duke kursyer 45 për qind të energjisë elektrike në vit,” u shpreh Yang Guang.

Foto: VCG

Foto: VCG

CIIE, që u krijua në vitin 2018, është ekspozita e parë me temën e importit në nivel kombëtar. Ajo është një platformë e rëndësishme ku sipërmarrjet e vendeve të ndryshme ndajnë mundësitë e zhvillimit dhe realizojnë përfitime të ndërsjella, dhe është bërë një simbol i zgjerimit të hapjes së mëtejshme të Kinës. Gjithnjë e më shumë kompani globale zgjedhin të ekspozojnë produktet e tyre në CIIE.

Dr. Michael Borchmann, ish-drejtor i Departamentit të Çështjeve Ndërkombëtare të landit të Hesenit të Gjermanisë, u shpreh: “Tani CIIE-ja është bërë shumë e rëndësishme. Çdo ndërmarrje e madhe që dëshiron të rritë dukshëm shitjen e produkteve të veta, nuk mund t’i shpërfillë CIIE-në dhe tregun tërheqës kinez. Në vitin 2021, 176 sipërmarrje gjermane morën pjesë në edicionin e katërt të ekspozitës së importit të Kinës dhe nënshkruan kontrata me vlerë rreth 16.9 miliardë dollarë.”

Foto: VCG

Foto: VCG

Volodymyr Urusov, profesor i asociuar i Fakultetit të Historisë të Universitetit Kombëtar “Taras Shevchenko” të Kievit në Ukrainë, tha:  “Hapja është simboli i dukshëm i Kinës moderne, dhe është gjithashtu një mundësi e re e sjellë nga rruga e modernizimit të stilit kinez për botën. Gjithnjë e më shumë sipërmarrje globale marrin pjesë në CIIE, çka tregon se hapja e mëtejshme e Kinës mirëpritet nga bashkësia ndërkombëtare. Si ekspozita e parë e madhe me temën e importit në botë, CIIE-ja luan rol në blerjet globale, promovimin e investimeve, shkëmbimet njerëzore dhe hapjen e bashkëpunimin. ”

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare i Universitetit të Brazilias José Nelson Bessa Maia tha se, përballë situatës komplekse dhe sfiduese ndërkombëtare, Kongresi i 20-të Kombëtare i PKK-së propozoi vijimin e promovimit të hapjes me cilësi të lartë ndaj botës së jashtme, gjë që lëshoi një sinjal pozitiv. Ky vendim është shumë i rëndësishëm për mbarë botën, sepse do të ndryshojë efektivisht prirjen e çglobalizimit dhe të proteksionizmit tregtar. Ekspozita e 5-të Ndërkombëtare e Importit e Kinës tregon angazhimin e Kinës për nxitjen e hapjes së mëtejshme e të bashkëpunimit, theksoi ai. (Li Huailiang/Artan)