Ambasadori kinez merr pjesë në ndarjen e certifikatave të trajnimit për ndërtimin e fermave në Cërrik
2022-11-02 16:01:01

Ambasadori i Kines ne Tirane ne shkollen profesionale ne Cerrik (Foto Facebook Ambasada e Kines)

Ambasadori i Kines ne Tirane ne shkollen profesionale ne Cerrik (Foto Facebook Ambasada e Kines)

Ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding vizitoi shkollën e mesme profesionale “Mihal Shahini”, në Cërrik, ku mori pjesë edhe në shpërndarjen e certifikatave të Trajnimit për Ndërtimin e Fermave Moderne, për 56 mësues dhe nxënës.

Përmes një postimi zyrtar në “Facebook”, ambasadori Zhou deklaroi se i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë Cërrik dhe drejtoresha e shkollës profesionale Erina Disho, u dhanë dhe Bursat e Ambasadorit të Kinës për 10 nxënës të shquar.

“Si një vend tradicional bujqësor me 1.4 miliardë banorë dhe vendi më i madh në zhvillim në botë, Kina është e vendosur të promovojë modernizimin me stilin kinez. Gjatë dekadës së fundit, janë nxjerrë me sukses rreth 100 milionë njerëz nga varfëria në zonat rurale”,- bëri të ditur ambasadori Zhou.

Ambasadori kinez Zhou Ding me nxenesit e shkolles profesionale ne Cerrik (Foto Facebook Ambasada e Kines)

Ambasadori kinez Zhou Ding me nxenesit e shkolles profesionale ne Cerrik (Foto Facebook Ambasada e Kines)

Sipas diplomatit kinez, Shqipëria është e pasur me burime, njerëz punëtorë dhe ka potencial të madh për zhvillimin e bujqësisë.

Ambasadori Zhou theksoi se pret që të dy vendet, Kina dhe Shqipëria, të kryejnë më shumë shkëmbime dhe bashkëpunim në fushën e bujqësisë në të ardhmen. (Irma)

Ambasadori kinez Zhou Ding ne shkollen profesionale ne Cerrik (Foto Facebook Ambasada e Kines)

Ambasadori kinez Zhou Ding ne shkollen profesionale ne Cerrik (Foto Facebook Ambasada e Kines)