Quan-i i Zbutjes së Tigrit është një ndër teknikat e quan-it tradicional kinez që imiton lëvizjet e kafshëve të tjera. Ai është i organizuar mirë dhe karakteristikohet nga lëvizjet e shpejta e të fuqishme të këmbëve, duke bërë që sulmi dhe mbrojtja të kenë efektivitet të lartë.
nga VCG
Quan-i i Zbutjes së Tigrit është një ndër teknikat e quan-it më të çmuara në malin Wudang. Sipas legjendës kineze, kjo teknikë mund të zbutë tigrat. Lëvizjet e saj janë të shpejta e të fuqishme. Shumica e teknikave janë të lidhura me këmbët, grushtat dhe dorën ose teknikat e kapjes. Kjo është një seri quan-i bazë që taoistët duhet ta praktikojnë për të forcuar kungfunë e tyre.
Mali Wudang është vendi ku e ka zanafillën wushu-ja taoiste. Shumë të rinj kinezë shkojnë atje për të mësuar wushu, me aspiratën që të bëhen mjeshtër kungfuje ose ekspertë të wushu-së legjendare. Pas shumë vjetësh, disa prej atyre kanë qëndruar duke u bërë taoistë, kur të tjerët zgjodhën që të zbresin nga mali. Jiang Shimo është një prej këtyre. Ai dëshiron që të bëhet shpatar.
nga VCG
Kur Jiang pa këtë seri teknikash të quan-it të praktikuara në mal, ai mendoi se ajo ishte shumë e fuqishme. Ai e pëlqeu shumë dhe dëshiroi që ta mësojë.
Kur zbriti malin në fillim dhe nisi jetën në qytet, Jiang ndihej si jashtë kësaj bote. Njerëzit e shikonin ngultas. Megjithëse ai kishte mësuar wushu, nuk kishte se ku ta praktikonte çfarë kishte mësuar.
Jiang kishte ëndërruar të udhëtonte në tërë botën si ekspert i wushu-së, por wushu që ai mësoi u bë një mjet i jetesës. Me kalimin e kohës, ai u ndjeu se ëndrra për t'u bërë ekspert i wushu-së së zbutjes së tigrit ishte bërë e paarritshme. Në jetën reale, Jiang ndihej më shumë si një tigër i zbutur. Kjo e bëri që të ndihej shumë keq.
nga VCG
Në atë kohë, Jiang mendoi se duhej ta hiqte rrobën taoiste dhe të mbante veshje të zakonshme për t'u integruar me të tjerët. Ai formoi një grup të vogël xhirimesh me shokët e vet taoistë dhe regjistroi disa programe videosh, duke përfshirë cosplay-in e pëlqyer nga të rinjtë. Në botën e videos, Jiang u bë një shpatar.
Në këtë kohë, Jiang zbuloi se pasioni dhe aspiratat që wushu i solli nuk ishin zhdukur, por ishin fshehur brenda zemrës së tij.
nga VCG
Megjithëse u largua nga mali Wudang, Jiang vijon të vizitojë tempujt taoistë. Ai mban mend fjalët që i tha një i moshuar: "Nëse dëshiron të kërkosh tao-n, duhet të ecësh në këtë botë dhe të matësh të gjitha rrugët nga kalon."
Kur identifikohesh me veten dhe je plot vetëbesim, je një shpatar i vërtetë. Zbute tigrin që ke në zemër me teknikat që ke praktikuar.
nga VCG