Nisin aplikimet për subvencionim për panele diellore, Rama: 70% e kostos nga AEE-ja
2022-11-02 17:08:08

Kryeministri Edi Rama per panelet diellore (Foto Rtsh)

Kryeministri Edi Rama per panelet diellore (Foto Rtsh)

Prej 1 nëntorit janë hapur aplikimet për subvencionim për panelet diellore për qytetarët, njoftoi kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se 70% e kostos për vendosjen e paneleve për konsumatorët familjarë do të subvencionohet nga Agjencia për Eficencën e Energjisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama deklaron se qeveria shqiptare do të vazhdojë të mbrojë konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël në këtë situatë krize energjitike, përcjell “RTSH”.

Brenda muajit të gjitha subjektet tregtuese duhet të paraqesin dokumentacionin pranë Agjencisë për Eficencën e Energjisë. Oferta financiare do të jetë detyruese dhe ofertuesi nuk mund të lëshojë faturë me çmim të ndryshëm nga oferta e paraqitur.

Një tjetër kërkesë për subjektet, është garantimi që kryerja e shërbimit kundrejt konsumatorëve familjarë nga shitja deri te kolaudimi i panelit diellor për ngrohjen e ujit të jetë brenda datës 30 janar 2023. (Irma)