Sheshi “Skënderbej” ishte pikënisja e një jave të mbushur me aktivitete cilësuar si “Java e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri”.
Portrete me përmasa gjigante të 333 njerëzve të zakonshëm u vendosën në sheshin “Skënderbej” si pjesë e ekspozitës “We the peoples”, vepër e artistit të ri fotografit shqiptar David Cuka. Ai tregon rreth kësaj veprimtarie.
“Ekspozota “We the peoples” ka sjellë në Sheshet e Tiranës si “Sheshi Skënderbej” apo “Shehsi Italia” portrete të 199 shqiptarëve të fotografuar. Në print kanë ardhur 333 ndërsa pjesa tjetër është digjitale. Ky ka qenë një rrugëtim prej tre vitesh tashmë që prej gushtit të vitit 2019 dhe për t’u finalizuar tani, ka qenë një rrugëtim i gjatë. Gjithashtu bashkë me vështirësitë që mund të hasë një projekt kaq i madh dhe që bëhët në mënyrë vullnetare. Pavarësisht gjithçkaje ka qenë një rrugëtim shumë i bukur duke bërë kaq shumë njerëz bashkë.”, u shpreh Cula
Koleksioni i plotë i kësaj ekspozite përmban 999 portrete shqiptarësh, me të cilat ai dokumenton imazhe, gjendje e veprime të jetës së përditshme të qytetarëve, të rinjve e pjesëtarëve, njerëz nga të gjitha moshat, origjina, gjinia dhe besimi fetar.
Fotografi Cuka jep detaje rreth kësaj
“ Foto me njëra- tjetrën lidhen por edhe jo, sepse unë kam fotografuar individin që e bën të ndryshëm, por nga ana tjetër edhe njësoj. Në jetojmë në Shqipëri dhe kjo bën një dokumetim të realitetit të ardhur në këtë lloj formë. Patjetër që fotografia na shërben sesi kemi qenë dhe si jemi apo dhe si do të jemi në të ardhmen. Personazhet janë totalisht rastësorë që në fillim të projektit e deri më tani, por është mbajtur një ndarje ku kemi të përfshirë të gjitha grupmoshat. Në fillim kam pasur vetëm të rinj, ndërsa më pas kam shtuar edhe persona të tjerë, për tu përballur me një foto shumë afër dhe pa filtra.”, thotë fotografi
Titulli i ekspozitës frymëzohet nga preambula e Kartës së Kombeve të Bashkuara: dokumenti themelues i OKB-së, i cili hyri në fuqi 77 vjet më parë më 24 tetor 1945 dhe nis me frazën “We the Peoples” (Ne, popujt)
“Duke qenë një projekt shumëvjeçar vështirësitë kanë qenë të shumta për shkak të bërjes së fotove në rrugët të Tiranës, për shak të gjetjes së njerëzvë dhe pse disa më kanë shkruar vetë. Duke qenë se ishte dhe situata e Covidit mu desh të bëja një pauzë. Gjithashtu një nga faktorët kyç ka qenë edhe pjesa ekonomike, ndihmat janë shumë të pakta dhe ky mbetet një problem jo vetëm për këtë projket, por edhe për të rinj të tjerë që duan të marrin nisma të tilla. Pavarësisht të gjitha vështirësive jam shumë i lumtur që ky projekt t’i sillte Shqipërisë një dokumentim të pastër dhe real të asaj që jemi dhe përfaqësojmë.”, thotë ai.
Aktivitetet kanë qenë të shumta gjatë gjithë javës, duke përfshirë jo vetëm Tiranën, por edhe qytete të Shqipërisë si Durrësi, Përmeti e Puka.
“Kjo ekspozitë ka kaluar çdo pritshmëri që ne kishim ndërtuar, ekspozita ka qenë lëvizëse dhe kjo ka sjellë më shumë ndikim. Kishte shumë njerëz që vinin nga jashtë për ta parë dhe jam shumë i lumtur që me një pjesmarrje të tillë arritëm të sillnim këtë ekspozitë. Për mua dhe çdo artist arti ka për qëllim të ndikojë dhe për aq kohë sa e bëri këtë për të parë ndryshimin që ne kemi pësuar si shoqëri mendoj se është mëse e mjaftueshme. Le të jemi shembull për çdo njeri që dëshiron të jetë pjesë e artit dhe çdo insitucion apo individ që dëshiron të japë kontirbute.”, thekson ai.
Ekspozita “We the Peoples” qëndroi hapur në sheshin “Skënderbej” dhe në sheshin “Italia” pranë stadiumit Air Albania. Ndërsa një pjesë e ekspozites udhëtoi në disa qytete të Shqipërisë gjatë javës së kombeve të bashkuara.