INNVEST Summit në Shqipëri
2022-11-01 09:20:01

INNVEST Summit është një konferencë dy ditore dedikuar teknologjisë dhe investimeve. Edicioni i këtij viti ishte një thirrje e hapur nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, si pjesë integrale e këtij samiti. Ky samit bëri bashkë mbi 500 pjesëmarrës. Që prej vitit 2018, samiti vjetor i INNVEST është organizuar gjithnjë paralelisht me një Panair Digjital, një vend unik takimi për investitorët engjëj, bizneset, novatorët, studiuesit, startup-et dhe ekspertët financiar të rrjetit INNVEST, për të gjetur financim, për të krijuar bashkëpunime, për t’u frymëzouar dhe angazhuar me njerëz të rinj.

Innvest-summit-2022 (Burimi Foto personale)

Innvest-summit-2022 (Burimi Foto personale)

“INNVEST Summit vjen për herë të pestë në Tiranë dhe  përfshin Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Malin  e  Zi.

Ky event ka bashkuar startupe dhe inkubatorë nga gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor për të rritur aftësitë sipërmarrëse të sipërmarrësve të rinj që angazhohen në projekte inovative dhe kanë një orientim në kërkim dhe zhvillim.

Fabiola Duro, Themeluese dhe Drejuese e INNVEST & IMAA flet për këtë veprimtari

“Ky samit ka një qëllim të vetëm të investojë dhe të ketë impakt. Pra nëse ne do të jemi të gjithë të fokusuar dhe të përqëndruar përkundrejt një qëndrueshmërie për të cilën investohet, atëherë çdo inovator do të përbëjë një faktor shumë të rëndësishëm për ekosistemin. Kjo e parë qoftë në dimensionin social, ekonomik, kultutor, por ne duam të jemi të përqëndruar kundrejt zhvillimeve më inovatore të cilat përmirësojnë jetën tonë dhe mjedisin si dhe e bëjnë jetën më me shumë impakt, prandaj inovatorët nuk do të reshtin së inovuari”, shprehet ajo.

Fabiola Duro (Burimi foto personale)

Fabiola Duro (Burimi foto personale)

Edicioni i 5-të në Tiranë iu dedikua specifikisht lidhjes së talenteve, teknologjisë dhe ekosistemit të inovacionit në vendet  e Ballkanit Perëndimor me audiencën e CEE dhe globale.Lidhur me këtë Duro thekson:

“Është një target shumë i gjerë kujt iu drejtua studentët, por  patëm një pjesëmarrje të gjerë të start-up-eve, ku 10 prezantuan idetë e tyre dhe  njëri prej tyre doli edhe fitues.Fituesi i këtij viti ishte nga Kosova.”

Edicioni i këtij viti është një thirrje e hapur nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, si pjesë integrale e këtij samiti. Ky edicion është një ngjarje me mbi 500 pjesëmarrës nga komuniteti i startup-eve, investitorë  engjëj, folës të nivelit të lartë dhe drejtues që takohen në zemër të Ballkanit për të diskutuar teknologjinë dhe investimet. Këtë vit, INNVEST lidh të gjithë ciklin jetësor të financimit privat, promovon dhe zgjeron investimet në kompani inovative në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.

“Inovacioni nuk ka limit duke filluar që nga arti, dhe duke futur të gjithë sektorët e tjerë të rëndësishëm në jetën tonë si energjia, transporti, aplikcaionet mënyrat digjitale të reja për të zgjidhur më lehtë komunikimin apo idetë inovatore për të qenë në të njëjtat hapoa me botën që sot janë në ndryshimë galopantë. Është e rëndësishme të kuptohet që inovacioni duke qenë se  nuk njeh limit apo moshë nuk do të njoh edhe fund. Ne besojmë që nëpërmjet një edukimi të përditshëm inovacioni është shumëi mundshëm. Ne mendojmë që është për të gjitha llojet e bizneseve qoftë në turizëm, agrokulutorë apo industrinë biologe. Jemi në ekspacion dhe produktet tona për të cilat po inovohen në shqipëri po eksportohen jashtë duke bërë sukses të sigurt në të gjithë botën. Arkitektura, industria, përbëjn elemtët kryesor për inovacion në vitete e fundit, sektori i teknologjisë është një mjet për të përdorur të gjithë pjesën e inovacionit.”, shprehet Duro

Samiti i investimeve (Burimi foto personale)

Samiti i investimeve (Burimi foto personale)

Një mënyrë më e mirë për të lidhur investitorët engjëj, fondet e VC, mentorët, historitë e suksesit, talentet dhe korporatat me startup-et më premtuese në rajonin e Ballkanit Perëndimor për të ndihmuar themeluesit ambicioz të shkallëzojnë dhe të nxisin rritjen ekonomike ndërkombëtare.

“Patjetër që po, pritet që të sjellim një risi. Do të fokusohemi shumë në aksesin në financë në të gjithë rajonin dhe në Shqipëri për të sjellë dhe rastet që ka pasur bota, ndaj është një edukim dual me të rinjtë dhe me investitorët.  Koncepti i INNVEST SAMMIT është një asamble njohjesh dhe prezantimi i ideve unike. Këtë vit u shpalos shumë qartë nga kompleksiteti urbanisitk deri tek arti revolucionar, ndaj të gjitha këto bëjnë evoluimin për kombinimin e formave që po na ofron sot digjitalizimi”, thotë Duro.