Projektligj për heqjen e akcizës për akumulatorët për panelet diellore dhe makineritë elektrike
2022-11-01 11:45:52

Panele diellore (Foto Fokusi.info)

Panele diellore (Foto Fokusi.info)

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka propozuar heqjen e akcizës për akumulatorët për panelet diellore dhe makineritë elektrike, shkruan “ATSH”.

Propozimi bëhet në kuadër të zbatimit të strategjisë për kursimin e energjisë si dhe subvencionimit të çmimit të paneleve diellore.

Me hyrjen në përdorim të makinave elektrike, që burimin e tyre të energjisë kanë akumulatorët, është e nevojshme që të rishikohet akciza për këtë produkt.

Aktualisht për makinat elektrike, jo vetëm që nuk ka akcizë, por ka edhe 0% TVSH në momentin e importit.

Një masë stimulimi e përdorimit të makinave me akumulatorë është marrë tashmë në të gjithë Evropën, si pjesë e politikave të mbrojtjes së mjedisit.

Ky ndryshim pritet të sjellë reduktim në të ardhurat e akcizës me rreth 50 milionë lekë në buxhetin e shtetit. (Fatosi)