Rama: Raporti i Progresit të Shqipërisë nga BE, i vetmi i besueshëm për ecurinë e vendit
2022-11-01 11:08:18
Kryeministri Edi Rama (Foto Rtsh)
Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi se për të ka vetëm një raport ndërkombëtar të besueshëm për ecurinë e vendit, që është ai i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Evropian, shkruan “RTSH”.
Reagimi i kryeministrit Rama erdhi pas publikimit të raportit “World Justice Project”, sipas të cilit Shqipëria renditet në vendin e 87-të për Treguesin e Shtetit Ligjor.
“Për mua ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100% për ecurinë e vendit: Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Europian”,- shkroi Rama në “Twitter”.
Sipas tij ky raport pëmban fakte jo perceptime, analiza objektive jo gjykime subjektive, skuadër profesionale me kohë të plotë, jo nënkontraktorë part-time. (Fatosi)
Lajmet Kryesore