Korabi (Foto Rtsh)
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, deklaroi se zona e Korab-Koritnikut do të jetë i pari park natyror ndërkufitar mes Shqipërisë, Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, shkruan “RTSH”.
Gjatë një takimi në Dibër, për të folur për arritjet në sektorin e turizmit, ministrja Kumbaro bëri të ditur se për këtë projekt është diskutuar edhe me homologët e vendeve përkatëse.
Në këtë park ndërkufitar do të përfshihet Korab-Koritniku, mali i Sharrit në anën e Kosovës dhe Mavrova në Maqedoninë e Veriut.
Kumbaro tha se plani i menaxhimit për këtë park do të bëhet në të tri vendet në të njëjtën kohë, shoqëruar në vitin 2023 me një plan të promovimit dhe financimin e projekteve të veçanta duke shtuar ofertën turistike. (Fatosi)