Përparon puna në fermën e erës në Bosnje të ndërtuar nga Kina
2022-10-30 15:41:23

Në fermën e erës Ivovik u montua e para nga 20 turbinat e planifikuara, njoftoi Agjencia e Nxitjes së Investimeve të Huaja (FIPA) në Bosnjë-Herzegovinë (BiH).

Foto:VCG

Foto:VCG

Ferma e erës pranë Livno, 190 km në perëndim të Sarajevës, është investimi i parë i madh i drejtpërdrejtë kinez në BiH, bëri të ditur FIPA në një njoftim për shtyp. Deri më tani, kompanitë kineze kanë marrë pjesë si kontraktorë në projektet e infrastrukturës në BiH, shkruan “Xinhua”.

Xiao Xin, shefi ekzekutiv i fermës së erës Ivovik, një degë e “PoëerChina Resources Ltd.”, tha se parku me erë do të ketë një kapacitet total të instaluar prej 84 megavat dhe se projekti është me vlerë 133 milionë euro (132.65 milionë dollarë amerikanë).

Deri më tani, kompania “Ve Ivovik” ka investuar 22 milionë euro dhe ka punësuar 60 punëtorë nga BiH, tha Xiao, duke shtuar se për projektin do të punësohen gjithsej deri në 100 punëtorë vendas. (Irma)