Ligjvënësit kinezë po shqyrtojnë një rishikim të projektligjit për të forcuar përdorimin ekonomik dhe intensiv të burimeve ujore në Lumin e Verdhë, bën të ditur “Xinhua”.
Pamje përgjatë Lumit të Verdhë(Foto:VCG)
Projektligji i rishikuar, i cili iu dorëzua të enjten Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës (NPC), specifikon se burimet ujore të pellgut të Lumit të Verdhë duhet të përdoren me kujdes dhe të buxhetuar rreptësisht.
Në këtë drejtim, drafti propozon inkurajimin dhe promovimin e përdorimit të teknologjive të avancuara të kursimit të ujit dhe përshpejtimin e zhvillimit të prodhimit dhe stilit të jetesës me efikasitet ndaj ujit.
Në draft thuhet se vendi do të koordinojë ndërtimin e sistemeve të kontrollit të përmbytjeve në rrjedhën kryesore dhe degët e Lumit të Verdhë dhe do të forcojë sinergjinë e sistemeve të kontrollit të përmbytjeve midis pellgjeve.
Sipas draftit, mbrojtja e zonave të ruajtjes së burimit të ujit të Lumit të Verdhë duhet të rritet për të forcuar përpjekjet për mbrojtjen ekologjike dhe restauruese në pellgun e Lumit të Verdhë.
Ai përcakton gjithashtu se vendi do të intensifikojë menaxhimin gjithëpërfshirës, sistematik dhe burimor të ndotjes së pellgut të Lumit të Verdhë nga prodhimi bujqësor dhe industrial dhe nga aktivitetet urbane dhe rurale. (Irma)