Nëpërmjet mekanizmave për të parandaluar rikthimin në shkallë të gjerë në varfërisë të banorëve ruralë, arritjet e vendit për zbutjen e varfërisë janë konsoliduar dhe modernizimi i bujqësisë vazhdon të ecë përpara, bëri të ditur të shtunën ministria e Bujqësisë dhe e Çështjeve Rurale e Kinës.
Foto:VCG
Siç mësohet, të mbështetura mbi zhvillimin industrial, nxitjen e punësimit dhe politikave të favorshme për krijimin e bizneseve, të ardhurat e bujqve kinezë janë rritur në mënyrë të qëndrueshme, ndërsa të ardhurat e disponueshme për frymë të banorëve ruralë arritën në 14.600 juanë (rreth 2012 dollarë) në tre tremujorët e parë të këtij viti. Kjo shifër është 4.3 për qind më e lartë në krahasim me vitin e kaluar, 1.3 pikë përqindje më e shpejtë se rritja e PBB-së në të njëjtën kohë dhe 2 pikë përqindje më e lartë se ajo te qytetarët.
Bizneset po zgjerohen në zonat rurale, duke krijuar më shumë perspektiva për vende pune dhe rritje të të ardhurave, bëri të ditur ministria e Bujqësisë dhe e Çështjeve Rurale e Kinës.
Të dhënat statistikore tregojnë se shitjet me pakicë në internet të produkteve bujqësore arritën në 374.51 miliardë juanë (mbi 51.6 miliardë dollarë amerikanë), një rritje prej 8.8 për qind.
Foto:VCG
Ndërkohë, turizmi në fshat apo periferi të qytetit ka filluar të rigjallërohet.
Në nëntë muajt e parë të këtij viti, sektorët e produkteve speciale bujqësore kanë vijuar zhvillimin në zonat rurale. Ndër 832 kontetë që u nxorrën nga skamja vitet e fundit, secila prej tyre tani ka kultivuar dy ose tre sektorë mbështetës me epërsitë e veta, të cilat mund të udhëheqin fort zhvillimin vendor në zinxhirët përkatës të furnizimit. Si rezultat, janë shitur 79.74 miliardë juanë (gati 11 miliardë dollarë amerikanë) produkte speciale bujqësore, duke nxitur fuqimisht shtimin e të ardhurave të bujqve.
Sipas ministrisë, janë kryer si duhet detyrat vjetore të asistencës së punësimit në tre tremujorët e parë. Nëpërmjet zbatimit të “Projekti Pikë e Vesës" për nxitjen e punësimit, Kina përpiqet të ndihmojë punëtorët fshatarë që dolën nga varfëria me anën e punësimit në qytet që të ruajnë vendet aktuale të punës dhe të zgjerojnë qasjet e tyre të punësimit. Si rezultat, deri në fund të shtatorit, 32.687 milionë punëtorë të tillë kanë gjetur vende pune, shifër kjo që tejkalon objektivin e gjithë vitit.
Foto:VCG
Për të rritur produktivitetin e përgjithshëm bujqësor, mbështetja për përmirësimin e farërave, ngritjen e cilësisë së tokës së punueshme dhe të nivelit të makinerive bujqësore, është konsoliduar më tej gjatë procesit të modernizimit të qëndrueshëm bujqësor të vendit. Për shembull, mbi 2.5 milionë makina bujqësore janë përfshirë në subvencionet financiare qeveritare gjatë blerjes, deklaroi ministria.
Në zgjidhjen e problemeve kyçe mbi teknologjitë kryesore bujqësore, Kina ka përzgjedhur 270 firma shtetërore të industrisë së farërave, për të përshpejtuar ndërtimin e forcave inovative për zhvillimin e sektorit të kultivimit të farërave të bimëve bujqësore. Deri në fund të shtatorit, janë mbledhur 118 mijë plazma embrionalë të kulturave bujqësore, 330 mijë të tjera të bagëtive dhe shpendëve si dhe 93 mijë nga sektori akuatik. Një total prej 4.78 milion hektarësh tokë bujqësore janë ndërtuar me standarde të larta, duke arritur 71.7 për qind të objektivit vjetor.
Në përgjithësi, para fundit të shtatorit, mbi 65 për qind e bujqve që dolën nga varfëria nuk rrezikojnë të “rikthehen” në vështirësi ekonomike, ndërsa të tjerët që marrin pjesë në projektet e ndihmave nga qeveria, do të sigurojnë të ardhura të qëndrueshme.(Zhang Yan)