Pas fitores në luftën për çrrënjosjen e varfërisë absolute, Kina është gati tani për fazën e re të zhvillimit bujqësor e rural, duke bërë të tëra përpjekjet për rigjallërimin rural.
Zonë rurale e qytetit Linzhou, provincë Henan të Kinës Qendrore(Foto:Xinhua)
Raporti i Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) theksoi se zhvillimi bujqësor dhe rural do të vazhdojë të vihet në plan të parë, do të konsolidohen dhe shtohen arritjet në uljen e varfërisë dhe do të forcohen themelet për sigurimin e ushqimit në të gjitha frontet.
Në inspektimin e tij të parë pas mbylljes së Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së, presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për rigjallërimin e gjithanshëm rural dhe për përpjekje të palodhura për të arritur modernizimin bujqësor dhe rural.
Ai tha se nevojitet t'i jepet përparësi zhvillimit të zonave bujqësore e rurale dhe të konsolidohen e zgjerohen arritjet e Kinës në zbutjen e varfërisë, gjatë vizitës që bëri në provincën Shaanxi të Kinës Veriperëndimore dhe Henan të Kinës Qendrore nga e mërkura deri të premten.
Presidenti kinez Xi Jinping në vizitë në fshatin Nangou të provincës Shaanxi të Kinës Veriperëndimore(Foto:Xinhua)
Sipas Ministrisë kineze të Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, vjet të ardhurat e disponueshme për frymë të banorëve ruralë arritën në 18 931 juanë (afro 2 980 dollarë), me një rritje 9.7 %.
Përmirësimi i jetesës në fshat është pjesë e strategjisë së rigjallërimit rural. Sipas Hong Tianyun, zv.drejtori i Administratës Kombëtare të Rigjallërimit Rural, mbi 40 milionë tualete të shtëpive në fshat janë rregulluar dhe norma e trajtimit të ujërave të zeza në zonat rurale ka arritur në 28 për qind që kur Kiina nisi një fushatë trevjeçare për përmirësimin e mjedisit rural të jetesës në vitin 2018.