Ekipi shqiptar merr pjesë në Programin e Akselerimit të Ballkanit Perëndimor “Uplift”
2022-10-29 18:02:50


Programet Uplift, grupi nga Shqiperia (Foto Facebook Ministria per Sipermarrjen)

Programet Uplift, grupi nga Shqiperia (Foto Facebook Ministria per Sipermarrjen)

Një grup nga akseleratori “Uplift Startups”, që mbështetet nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, mori pjesë në “Bridge2EU”, që u zhvillua në Bratislavë, Sllovaki, ku ishin të pranishëm 17 përfaqësues nga ekipet e Programit të Akselerimit të Ballkanit Perëndimor “Uplift”.

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, deklaroi përmes një postimi në “Facebook”, se udhëtimi përfshiu seminare të shumta në kontestin e investimeve, prezantimin para audiencave të ndryshme dhe përballjen e start up-eve me investitorët më të mirë në Sllovaki. 

Sipas njoftimit, gjatë eventit u organizua edhe “Climathon Bratislava”, e cila iu krijoi mundësinë e shkëmbimit të përvojave më shumë se 200 personave të pranishëm nga Sllovakia dhe Evropa.

“Mes 30 ekipeve pjesëmarrëse, start up-et shqiptare shkëmbyen njohuri me kolegë e sipërmarrës të tjerë, si dhe u njohën me mbi 35 mentorë të fushave të ndryshme të qytetit dhe kompanive të teknologjisë, të cilët sfiduan dhe mbështetën idetë e pjesëmarrësve duke i ndihmuar ata në adresimin e problemeve konkrete”,- shkruan në njoftim ministrja Bilali. (Irma)