Kledisa Çollaku, “Medalje e Artë” për rezultatet e shkëlqyera
2022-10-28 09:56:04

Në Kryeministri është zhvilluar ceremonia e dhënies së “Medaljes së Artë” për nxënësit që kanë përfunduar gjimnazin me rezultate të shkëlqyera. Gjatë fjalës së tij Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje të rinjve të këmbëngulin drejt suksesit. Një ndër këto të reja është edhe Kledisa Çollaku, nxënëse e shkollës “Ismail Qemali”, në  Tiranë. Ajo ka marrë “Medalje të Artë” me motivacionin: “Për rezultate të shkëlqyera të arritura në arsimin e mesëm të lartë”. Kledisa ndan detaje dhe përjetimin e saj si nxënëse ekselente për Grupin Mediatik të Kinës.

Kledisa Çollaku

Kledisa Çollaku

CMG: Kledisa, çfarë sheh tek vetja kur del para pasqyrës?

Kledisa Çollaku: Shoh një vajzë, e cila punon fort dhe ëndërron shumë për jetën. Por dua të jem e sinqertë, preferoj më tepër që të tjerët të më shohin dhe japin gjykimin për mua pasi e kam të vështirë të flas për veten. Dua të shoh se çfarë të tjerët shohin tek unë. Jam një vajzë e thjeshtë nga jashtë, por me një luftë brenda meje për të qenë gjithmonë në kërkim për më shumë.

CMG: Çfarë do të thotë për ty fjala "prind "?

Kledisa Çollaku: Prind është familje dhe familje është prind. Është një vend shumë i ngrohtë dhe shumicën e kohës me diell. Kur ke bindjen që familja është aty nuk ke nevojë për asgjë tjetër. Edhe në ditë me diell edhe në ditë me shi , familja është aty për ty.

Kledisa Çollaku

Kledisa Çollaku

Kledisa Çollaku

Kledisa Çollaku

CMG: A është besimi që ka prindi tek një adoleshent gur për të ngritur themele të forta ?

Kledisa Çollaku: Unë jam mësuar të marr shumë mbështetje prej tyre dhe shumë besim. Nuk arrij ta perceptoj dot jetën pa përkrahjen e tyre, e cila vjen në formë të pa kushtëzuar. Më kanë bërë të shoh dritë edhe kur ka qenë errësirë. Ndaj besimi që i jep prindi fëmijës është gjithçka.

CMG: Çfarë është për ty dija ?

Kledisa Çollaku: Dija është një fushë shumë e madhe dhe vjen një moment kur sa më e lartë të jesh në arritje aq më pak vlerëson veten, pasi kupton se dija ka tunele të gjata ku ti mund të eksplorosh dhe vetëm të mësosh . Ndaj nuk duhet ndaluar se mësuari e gjitha jeta është një mësim i madh.

CMG: Cila është lënda për të cilën ti nuk rresht kurrë se dashuri për të mësuar ?

Kledisa Çollaku: Për mua është lënda e matematikës. Me duket sikur kjo lëndë jam unë . Njësoj sikur nuk njoh plotësisht vetes pavarësisht kohës dhe hulumtimit njësoj dhe kjo lëndë është aq komplekse sa të krijon një dritare të re për të parë një pamje të bukur çdo herë .

Medalje e Arte Kledisa Çollaku

Medalje e Arte Kledisa Çollaku

CMG: Ëndrrat e tua për studimet janë të vijosh këtu apo jashtë Shqipërisë?

Kledisa Çollaku: Fillimisht dua të provoj veten që të studioj jashtë. Kam shumë dëshirë të shoh se si funksionon atje niveli i arsimimit.

CMG: Cila është ndjesia jote për faktin që bën pjesë tek grupi i nxënësve më të mirë të vendit ?

Kledisa Çollaku: Thjesht kthej vështrimin tek ditët e mia të punës së palodhshme dhe në ato çaste mendoj " Ja dola ", puna e pa lodhur një ditë shpërblehet dhe ky tashmë është fakt .

CMG: Çfarë do të thotë për ty të fitosh një "Medalje të artë"?

Kledisa Çollaku: Për mua kjo medalje ka qenë një shkallë e parë në ngjitje. Është thjesht një hap që jam e bindur se rrugëtimin tim do ta bëjë shumë herë më të lehtë për të ardhmen .

CMG:Si ka reaguar familja juaj për këtë çmim ?

Kledisa Çollaku: Unë si natyrë nuk ngjall tepër eufori. Madje, vetëm një ditë më parë ju thashë se isha e përzgjedhur. Lotët janë shenjë gëzimi që gërshetohen me krenari - më tha nëna ime atë ditë.

Medalje e Arte Kledisa Çollaku

Medalje e Arte Kledisa Çollaku

CMG: A e di se çfarë të pret në të ardhmen ?

Kledisa Çollaku: Jo kjo mbetet një enigmë ende ashtu si për ju dhe për mua . Por jam e bindur që patjetër do të jetë një version më i mirë se sot.

CMG: Si është bota në sytë e një adoleshenti?

Kledisa Çollaku: Bota në sytë e një adoleshenti është plot me ngjyra, ndjenja, të thëna pathëna dhe unë nuk mendoj ndryshe. Për mua bota është më tepër ajo që nuk shohim dhe njohim se sa ajo që na serviret.

CMG: Cili do të ishte mesazhi yt për të gjithë bashkëmoshatarët?

Kledisa Çollaku: "Një kopsht lulesh pa ferra do të quhej artificial" kjo thënie ka ndjekur rrugëtimin tim deri më sot .

Intervistoi: Megi Latifi