MPJ-ja: Modernizimi i stilit kinez do të ofrojë mbështetje të fuqishme për paqen botërore
2022-10-28 20:09:24

VCG

VCG

Zëdhënësi i MPJ-së kineze Wang Wenbin u shpreh në një konferencë shtypi të premten që modernizimi i stilit kinez do të sigurojë mbështetje të fuqishme për ruajtjen e paqes botërore, do të krijojë hapësirë të gjerë për zhvillimin e qytetërimit njerëzor dhe do të japë kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e vazhdueshëm të njerëzimit.

 

“Modernizimi i stilit kinez do të ofrojë mbështetje të fuqishme për ruajtjen e paqes botërore. Kina nuk do të ecë në rrugën e vjetër të disa vendeve, të cilat e kanë realizuar modernizimin nëpërmjet luftërave, kolonializimit dhe grabitjes, por do të ngulë këmbë në zhvillimin paqësor, do të qëndrojë në mënyrë të vendosur në anën e drejtë të historisë, do të përpiqet për zhvillimin e vet duke ruajtur paqen e zhvillimin të botës dhe do të ruajë më mirë paqen e zhvillimin e botës nëpërmjet zhvillimit të vet. Zhvillimi i Kinës është një rritje e fuqisë së paqes në botë. Pavarësisht se në çfarë niveli do të arrijë zhvillimi i saj, Kina kurrë nuk do të synojë hegjemoni ose ekspansion,” tha Wang Wenbin.

 

VCG

VCG

Ai u shpreh më tej se modernizimi i stilit kinez do të krijojë hapësirë të gjerë për nxitjen e qytetërimit njerëzor. Modernizimi i popullit 1.4 miliardësh kinez do t'i japë një impuls të fuqishëm të pashembullt zhvillimit të botës. Modernizimi i Kinës nëpërmjet rrugës së bazuar në gjendjen e vet të brendshme tregon që nuk ka një rrugë të vetme drejt modernizimit. Vendet në zhvillim kanë mundësi të eksplorojnë rrugët e veta të zhvillimit, vuri në dukje zëdhënësi, duke shtuar që modernizimi nuk duhet të jetë një privilegj i vetëm disa vendeve, por duhet të jetë një e drejtë e barabartë për të gjithë. (Jiang Lei)