Kina, pas Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së, ekipi i ri drejtues i vendit në 5 vitet e ardhshëm, objektivat e tij dhe rëndësia e këtij forumi të lartë politik për botën. Për këtë temë me rëndësi globale jep opinionet e saj për Grupin Mediatik të Kinës, dr.shk. Marsela Musabelliu, drejtore ekzekutive e Institutit të Studimeve të Globalizimit.
CMG: Kongresi i 20-të Kombëtar i PKK-së përfundoi punimet, pas përshkrimit të detyrave strategjike për vendin në 5 vitet e ardhshëm dhe më tej. Cili është ekipi i ri i përzgjedhur nga ky forum i lartë politik për drejtimin e Kinës?
Dr,shk Marsela Musabelliu në intervistë për CMG
Dr, shk. Marsela Musabelliu: Udhëheqja e re e PKK-së, debutoi të dielën më 23 tetor në Pekin, ku shtatë anëtarët e Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike, të Komitetit Qendror të PKK-së, dolën para publikut.
Xi Jinping u rizgjodh sekretar i përgjithshëm dhe më pas prezantoi gjashtë anëtarët e tjerë të sapozgjedhur të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të 20-të të PKK-së.
Ekipi drejtues i Kinës (Foto CMG)
Xi Jinping, 1953 është nga Provinca Shaanxi. Lideri i Kinës në dekadën e fundit.
Li Qiang, korrik 1959, nga Provinca Zhejiang, diplomuar në Shkollën Qendrore të Partisë dhe mban një diplomë MBA ekzekutive. Li është aktualisht Sekretar i Komitetit Komunal të PKK të Shangait.
Zhao Leji, mars 1957 nga Provinca Shaanxi. Zhao është aktualisht anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së.
Wang Huning, tetor 1955 nga Provinca Shandong, i diplomuar në Departamentin e Politikës Ndërkombëtare, Universiteti Fudan. Ai mban titullin profesor. Drejtor i Zyrës së Komisionit Qendror për Thellimin e Reformës.
Cai Qi, dhjetor 1955 nga Provinca Fujian, i diplomuar në ekonominë politike. Ai ka titullin Doktor i Ekonomisë. Sekretar i Komitetit Bashkiak të Pekinit dhe Kryetar i Komitetit Organizativ për Pekinin 2022 Lojërat Olimpike Dimërore dhe Lojërat Paralimpike.
Ding Xuexiang, shtator 1962 nga, Jiangsu, ku përfundoi një program pasuniversitar në shërbim të menaxhimit administrativ, mban titullin profesional inxhinier i lartë i nivelit profesor.
Li Xi, tetor 1956 nga Provinca Gansu, ka një diplomë MBA ekzekutive. Li është aktualisht anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, Sekretar i Komisionit Qendror për Inspektimin e Disiplinës dhe Sekretar i Komitetit Provincial të PKK-së Guangdong. Kanë filluar karrieren e tyre politike në vitet 70 fillimi i viteve 80.
CMG: Si bëhet përzgjedhja e këtyre zyrtarëve të lartë ? Cilat janë kriteret që duhet të përmbushin për të arritur në majat e vendimmarjes?
Presidenti Xi Jinping (Foto CMG)
Dr, shk.Marsela Musabelliu: Në Kinë kam dëgjuar një shprehje: “Ne prodhojmë shtetarë jo thjeshë politikanë”. Nëse dikush në Kinë aspiron për të arritur majat, rruga për të arritur kalon në shumë sprova. Në fillim duhet të kenë treguar se mund të menaxhojnë provinca të mëdha, ndonjëhere edhe me 100 milion banorë.
Kjo është shumë e rëndësishme, pasi këto kanale filtrimi krijojnë drejtues kompetentë, të testuar mirë, me përvojë, të sofistikuar dhe me refernca të qarta në CV-të e tyre, sepse ata kanë performancën e tyre prej dekadash në portofolin vetjak.
Duke parë se çfarë ka arritur Kina gjatë 10 viteve të fundit nën drejtimin e Presidentit Xi Jinping, duke nxjerrë gati 100 milionë njerëz nga varfëria absolute, përballja me pandeminë, luftën tregtare, gjithçka është ndërtuar me të vërtetë mbi të gjitha arritjet themelore dhe adaptimit e lidershipit e kombit në kontekstin e përgjithshëm të rrethanave shumë, shumë sfiduese.
Tani ka pika presioni nga disa prej vendeve më të mëdha në botë që nuk janë të mira për kombin kinez. Ato krijojnë të gjitha pengesat, dhe me të vërtetë ka nevojë për udhëheqje të fortë, padyshim, për të lundruar nëpër të gjitha këto vështirësi duhet një lidership statik.
Kina është shumë e madhe, prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme. Si mund të menaxhojë një parti në pushtet çështjet që përfshijnë 1.4 miliardë njerëz? Popullsia prej 1.4 miliardë njerëz është më e madhe se 2 fishi i gjithe Evropës (746.4 milionë ), ndërsa vendet e BE-së kanë 445 milionë banorë .
CMG: Duke ndjekur punimet e Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së një frazë që u përdor shpesh ishte “modernizimi i stilit kinez”. Gjithashtu u përdor dhe në raportin politik të liderit kinez Xi Jinping. Si e shpjegoni këtë frazë në terma realë?
Dr, shk. Marsela Musabelliu: Kina është një nga vendet e pakta që ka gjetur rrugën e saj, specifike drejt suksesit, që është shumë e rëndësishme. Ne e quajmë modernizim të stilit kinez, modeli i Kinës.
Ky model ka funksionuar, funksionon dhe do të funksionojë edhe në të ardhmen.
Për shembull, në modelin kinez, i jepet përparësi jetës së njerëzve dhe përmirësimit të saj. Me pak fjalë, shteti bën politika ekonomike, sociale, etj, të gjitha në fund të fundit duhet të zbresin në ofrimin e përfitimeve të prekshme për njerëzit, materiale dhe jo materiale.
Pra, kjo është e rëndësishme dhe kjo është filozofia e lashtë në kulturën e qeverisjes politike kineze. Tani në këtë epokë të re, kjo traditë është çuar përpara dhe ka evoluar në stilin e ri, i cili është mbresëlënës sepse është në linjën e përmbushjes së aspiratave të njerëzve për një jetë më të mirë. Udhëheqja e përgjithshme ka të bëjë me sensin e drejtimit.
Me kongresin e 20-të, socializmi me karakteristika kineze ka hyrë në një epokë të re. Cilësia mbi sasinë dhe modernizimi paqësor.
Është një vend duke u rritur në madhësi, duke fituar vrull, duke u transformuar, duke shkuar lartësi arritjesh të paprecendenta dhe mbi të gjitha, të gjitha këto po i bën me paqe.
CMG: Duke ndjekur rrugën drejt modernizimit, a do të jetë Kina e hapur ndaj pjesës tjetër të botës?
Pamje nga punimet e Kongresit (Foto CMG)
Dr shk. Marsela Musabelliu: Kina është bërë një partner kryesor tregtar për mbi 130 vende dhe rajone gjatë dekadës së fundit, duke udhëhequr botën në vëllimin e përgjithshëm të tregtisë në mallra.
Pavarësisht pandemisë COVID-19, Kina vazhdon të jetë një stabilizues i zinxhirëve globalë të furnizimit industrial dhe një forcë shtytëse e rimëkëmbjes ekonomike globale. Vetëm në vitin 2021, produkti i brendshëm bruto i Kinës përbënte 18.5 për qind të ekonomisë botërore.
Gjatë takimit me median, Xi Jinping-u u zotua se Kina do të vazhdojë thellimin e reformës dhe të hapjes ndaj botës së jashtme.
Duke theksuar se bota po përballet me sfida të paprecedentë, Xi nënvizoi angazhimet e Kinës ndaj komunitetit global.
“Ne do të punojmë me popujt e të gjitha vendeve të tjera për të mbrojtur vlerat e përbashkëta të njerëzimit për paqen, zhvillimin, drejtësinë, demokracinë dhe lirinë për të mbrojtur paqen globale për të promovuar zhvillimin global dhe për të vazhduar promovimin e ndërtimit të një komuniteti njerëzor me një të ardhme të përbashkët. "
Modernizimi kinez, një term kyç që përcakton udhëtimin e Kinës drejt përtëritjes kombëtare. Ai përmban elementë të përbashkët për proceset e modernizimit të të gjitha vendeve, por më e rëndësishmja, ka kontekstin kinez.
Është modernizimi i një popullsie të madhe, i prosperitetit të përbashkët për të gjithë, i avancimit material dhe kulturor-etik, i harmonisë midis njerëzimit dhe natyrës dhe i zhvillimit paqësor.
Një Kinë e begatë do të krijojë shumë më tepër mundësi për botën. Ai theksoi se Kina do të jetë e palëkundur në thellimin e reformave dhe hapjes në të gjithë bordin dhe në ndjekjen e zhvillimit me cilësi të lartë.
Dhe ky është mesazhi për kombin kinez si dhe për pjesën tjetër të botës. Rritja e Kinës dhe fitimi i më shumë vrullit është për paqen, sesa për rivalitetin me vendet e tjera ose përpjekjen për të menaxhuar vendet e tjera.
Intervistoi Eda Merepeza