Kriza energjetike/ Vuçiç takim online me Ramën dhe Kovaçevskin
2022-10-28 09:52:45

Foto: RTSH

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, zhvilloi një takim online me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçervski.

Përmes njoftimit të publikuar në rrjetet sociale, Vuçiç tha se biseda me Ramën dhe Kovaçevskin është bërë në kuadër të Ballkanit të Hapur, raporton “RTSH”.

Në fjalën e tij Vuçiç theksoi se kjo nismë përkthehet në paqe, prosperitet dhe e ardhme e sigurt për njerëzit e rajonit.

Rama, Vuçiç dhe Kovaçevski diskutuan për hapat e përbashkët që duhen ndërmarrë për dimrin e vështirë, duke iu referuar krizës energjetike.

“Kam biseduar me Edi Ramën dhe Dimitar Kovaçevskin për hapat e përbashkët për të siguruar një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët tanë, si dhe për takimin e ardhshëm në kuadër të procesit të Berlinit”, shkruan Vuçiç. (Irma)