Ministrja Kushi: Nxisim gjithëpërfshirjen dhe barazinë në sport
2022-10-28 10:52:09

Foto: Facebook ministrja Kushi

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, mori pjesë në Ministerialin e 17-të të Këshillit të Evropës për Sportin.

Përmes një njoftimi zyrtar, ministrja Kushi deklaroi se në fjalën e saj theksoi që Shqipëria mbështet të drejtat e njeriut dhe politikat evropiane, duke nxitur gjithëpërfshirjen dhe barazinë në sport.

Ajo theksoi se bazuar në rekomandimet e EPAS dhe Kartën Evropiane të Sportit, prezantoi projektet dhe hapat konkrete të ndërmarra nga Shqipëria në lidhje me përmirësimin e legjislacionit shqiptar, rritjen e buxhetit dhe forcimin e politikave qeveritare në sport.

Ministrja Kushi theksoi se hapja e negociatave të anëtarësimit me BE-në është një moment i rëndësishëm për të rritur pjesëmarrjen në takimet dhe aktivitetet e organizuara nga EPAS, si dhe për të forcuar bashkëpunimin në lidhje me politikat në fushën e sportit dhe koordinimin me politikat e përcaktuara në nivel evropian. (Irma)