Shumë politikanë amerikanë janë "zota aksionesh"
2022-10-28 16:29:22

Sipas raportit të hetimit të "Wall Street Journal"-it të publikuar ditët e fundit, nga viti 2016 deri vjet, deklarimet e pasurisë të afro 12 000 funksionarëve në ShBA tregojnë se vlera e aksioneve të zotëruara ose të tregtuara nga afro një ndër pesë prej tyre ngrihet ose ulet sipas vendimeve të marra prej sektorëve të tyre.

Në shumë raste, "kriza" e ShBA-së dhe e amerikanëve është bërë "mundësia" e disave për të fituar. Në fillim të vitit 2020, kur amerikanët nuk e njihnin seriozitetin e epidemisë së virusit të COVID-19, zv.drejtori kryesor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Ngjitëse të ShBA-së Hugh Auchinclos shiti shumë aksione dhe fonde. Departamenti i Shëndetësisë dhe i Shërbimeve Publike i ShBA-së publikoi një raport, ku thuhet se vlera e aksioneve dhe e fondeve të treguara prej punonjësve të këtij sektori është 60 % më e lartë se niveli mesatar në 12 muajt e mëparshëm.

Para një muaji, në gazetën "New York Times" u paraqitën fotot e certifikatave të 97 anëtarëve të Kongresit amerikan,  që përbëjnë  1/5 e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Kongresit. Sipas hetimit të kësaj gazete, nga viti 2019 deri në vitin e kaluar, aksionet dhe pasuri të tjera financiare të shitura ose të blera nga këta anëtarë të Kongresit lidhen ngushtë me punën e komisioneve të tyre. Koha e tregtimit të aksioneve dhe bonove prej tyre lidhet ngushtë me kohën e publikimit të hetimit ndaj kompanive përkatëse ose të informacioneve të rëndësishme nga Kongresi amerikan.
Përse politikanët amerikanë e përdorin postin publik për përfitime? Sepse ligjet e tanishme amerikane nuk kanë forcë frenuese të mjaftueshme. (Xu Guang)