Xi thekson studimin, kuptimin e zbatimin e parimeve udhëheqëse të Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së
2022-10-27 11:11:13

Foto: VCG

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), Xi Jinping, e vuri theksin të martën në studimin, kuptimin dhe zbatimin e plotë të parimeve udhëheqëse të Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së, në përpjekje për të arritur suksese të reja në ndërtimin e një vendi socialist modern në të gjitha aspektet.

Xi i tha këto në sesionin e parë të studimit në grup të Byrosë Politike të Komitetit të 20-të Qendror të PKK-së të kryesuar prej tij.

Li Qiang, Zhao Leji, Wang Huning, Cai Qi, Ding Xuexiang dhe Li Xi shprehën mendimet e tyre mbi parimet udhëheqëse. Duke vënë në dukje se Kongresi i 20-të Kombëtar i PKK-së ka përcaktuar kursin dhe ka ofruar udhëzimet thelbësore për përpjekjet e Partisë dhe vendit në udhëtimin e ri në epokën e re, ata shprehën vendosmërinë e tyre për të ruajtur fort pozicionin qendror të Xi Jinping-ut në Komitetin Qendror dhe në Parti në tërësi, si edhe përkrahjen për autoritetin dhe udhëheqjen e centralizuar e të bashkuar të Komitetit Qendror të PKK-së me Xi Jinping-un në krye.

Në fjalën e tij në sesionin e studimit, Xi tha se studimi, promovimi dhe zbatimi i parimeve udhëheqëse të Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë është dhe do të vazhdojë të jetë një detyrë e lartë politike për të gjithë Partinë dhe vendin.

Duke theksuar përpjekjet në studimin e parimeve udhëheqëse, ai bëri thirrje për një kuptim të thellë të logjikës historike, teorike e praktike të politikave themelore dhe planifikimeve strategjike të shpallura nga Kongresi i 20-të Kombëtar për kauzën e Partisë dhe të vendit.