Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës, rreth 300 artistë nga bota mblidhen në Tiranë
2022-10-27 11:44:50

Foto: VCG

Një ngjarje e rëndësishme artistike ka pasuruar repertorin e aktiviteteve kulturore në Tiranë.

Për herë të parë në Shqipëri çelet Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës. Rreth 300 artistë nga e gjithë bota kanë sjellë rreth 500 vepra, të cilat janë ekspozuar në Galerinë e Artit Tiranë, bën të ditur “RTSH”.

Një pjesë e mirë e këtyre veprave janë realizuar nga artistë shqiptarë. Në këtë edicion të parë të bienales kanë konkurruar gjithsej 50 artistë nga Shqipëria, por vetëm 1 prej tyre ka mundur që të fitojë një çmim në kategorinë e artistëve të rinj. 240 nga këto vepra janë dhuratë për fondin e Galerisë së Artit në Tiranë. (Elona)