Kina: Veprimtaria mbi Xinjiang-un e organizuar nga ShBA-ja e disa vende të tjera, një farsë politike
2022-10-27 21:09:17

Foto: VCG

Foto: VCG

Zëdhënësi i Misionit të Përhershëm të Kinës në Kombet e Bashkuara shprehu të mërkurën kundërshtimin e fortë për një veprimtari dytësore mbi të ashtuquajturën "gjendje e të drejtave të njeriut në Xinjiang", të organizuar nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe disa vende të tjera perëndimore. Ai vuri në dukje se kjo veprimtari është plot gënjeshtra e dezinformacione, duke ekspozuar më tej përpjekjet politike për ta përdorur çështjen e Xinjiang-ut për të penguar Kinën. Një veprimtari e tillë është kundërshtuar gjerësisht nga shumica dërrmuese e shteteve anëtare dhe është një farsë politike, theksoi zëdhënësi.

Ai shtoi më tej se kjo veprimtari është një luftë e dëshpëruar e ShBA-së dhe e disa vendeve të tjera perëndimore pas ekspozimit të gënjeshtrave të tyre rreth Xinjiang-ut. Shtetet e Bashkuara sajuan lajmin e rremë për "gjenocid" në Xinjiang, që është krejtësisht i pambështetur në fakte, dhe paraqitën një projektvendim mbi Xinjiang-un në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë, në përpjekje për të vënë çështjet lidhur me Xinjiang-un në rendin e ditës, por dështuan në votim. Duke mos qenë të gatshme të pranonin dështimin në Gjenevë, Shtetet e Bashkuara u përpoqën ta trumbetojnë në Nju-Jork çështjen e Xinjiang-ut, duke ftuan disa "ekspertë" dhe "dëshmitarë" antikinezë për të vënë në skenë një farsë të tillë.

Foto: VCG

Foto: VCG

Zëdhënësi theksoi se kjo veprimtari dytësore u shërben interesave politikë të ShBA-së për të shtypur të tjerët dhe për të ruajtur hegjemoninë e vet. ShBA-ja frikësohet nga rritja e vendeve në zhvillim dhe e konsideron zhvillimin e Kinës si një sfidë dhe kërcënim për hegjemoninë e saj. Prandaj ShBA-ja dhe disa vende të tjera perëndimore po përpiqen ta përdorin Xinjiang-un për të krijuar rrëmujë në Kinë. ShBA-ja u tregua e verbër dhe e bëri veshin të shurdhët përballë sulmeve terroriste në Xinjiang, ndërsa tani që Xinjiang-u gëzon stabilitet dhe begati, ka nisur të bëjë farsë politike dhe të sulmojë në mënyrë dashakeqe e të përbaltë Kinën.

Zëdhënësi u shpreh gjithashtu se kjo veprimtari anësore ka ekspozuar besueshmërinë e dobët të ShBA-së dhe të disa vendeve perëndimore të tjera lidhur me çështjet e të drejtave të njeriut. Ata kanë nxitur disa deklarata të përbashkëta kundër Kinës në Këshillin e të Drejtave të Njeriut dhe Komitetin e Tretë të Asamblesë së Përgjithshme. Ky grup përbëhet kryesisht nga ish-vende kolonialiste që kanë kryer krime të shumta, si tregtia e skllevërve, grabitja dhe masakrimi e popullsisë vendëse. Në veçanti, ShBA-ja, Kanadaja dhe disa vende të tjera janë ende duke përdorur të gjitha mjetet për të shtypur dhe kërcënuar shtetet e tjera anëtare për të bashkëpropozuar deklaratën e përbashkët. Për fat të mirë, pjesa dërrmuese e vendeve anëtare e kanë parë qartë prej kohësh natyrën antikineze dhe motivimin politik të një deklarate të tillë, prandaj manipulimi politik i ShBA-së dhe i disa vendeve të tjera perëndimore kurrë nuk do të ketë sukses.