< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Përdoruesit e tregtisë elektronike përgatiten për galanë e blerjeve në nëntor
2022-10-27 10:17:55

100%
27102022 ZHVILLIME NDERKOMBETARE 1400
Current Time 0:00
Duration -:-
Loaded: 0%
Stream Type LIVE
Remaining Time -0:00
 
1x
Video Player is loading.

11 nëntori në Kinë përkon me festivalin e blerjeve për Ditën e Beqarëve dhe me këtë rast platformat e blerjeve në internet po përgatiten për këtë event, duke ofruar shërbime të shumta për konsumatorët, me oferta joshëse për të tërhequr sa më shumë blerës. Sipas hulumtimit të konsulencës së tregut “iiMedia”, të ardhurat e sektorit të transmetimit të drejtpërdrejtë të tregtisë elektronike në Kinë arritën në 1.2 trilionë juanë në vitin 2021 dhe pritet të rriten vit pas viti.

 

VCG

VCG

Përdoruesit e tregtisë elektronike përgatiten për galanë e blerjeve në nëntor

 

Kur ulja e çmimeve nuk është më garanci për të arritur shitjet rekord, shitësit kinezë në internet duhet të gjejnë burime të reja frymëzimi për të krijuar një lidhje më të fortë emocionale me konsumatorët dhe për të mbajtur blerësit ekzistues gjatë festivalit të blerjeve të Ditës së Beqarëve të këtij viti, thonë ekspertët e industrisë.

 

Sipas tyre, pasioni i konsumatorit për festivalin është i destinuar të zgjasë, por është e vështirë për platformat e tregtisë elektronike të mbajnë shitje rekord, duke pasur parasysh konkurrencën e shtuar nga platformat e shpërndarjes së videove dhe transmetimit të drejtpërdrejtë, duke përfshirë “Douyin” dhe “Kuaishou”, si dhe faqen e transmetimit të videove “Bilibili”, të cilët mundohen të tërheqin klientë të rinj.

 

“Alibaba Group Holding Ltd” nisi që të hënën me prenotimet për festivalin e blerjeve në Ditën e Beqarëve, duke promovuar zbritje të mëdha dhe kuponë blerjesh për rreth 17 milionë produkte nga 290.000 marka në mbarë botën dhe duke premtuar fuqizimin e tregtarëve të vegjël dhe të mesëm.

 

Festivali i blerjeve të 11 nëntorit të këtij viti pritet të dëshmojë vitalitetin e tregut të konsumit të Kinës dhe qëndrueshmërinë e fortë të industrisë prodhuese, tha Dai Shan, drejtor i sektorit lokal të tregtisë elektronike në “Alibaba”, që përfshin portalet kryesore “Taobao” dhe “Tmall”.

 

Kompania bëri të ditur se do të rrisë vazhdimisht investimet për të përmirësuar përvojën e blerjeve të konsumatorëve dhe do të ulë kostot operacionale për tregtarët, si dhe do të përmirësojë sistemet e zinxhirit të furnizimit dhe shërbimet logjistike duke shfrytëzuar teknologjitë inovative digjitale.

 

Platforma e tregtisë elektronike “JD” ka nisur një sërë masash mbështetëse si burimet e fluksit së të dhënave, trajnimi, logjistika e qetë dhe mbështetja e teknologjisë së përmirësuar për të forcuar transformimin digjital të tregtarëve dhe për të ndihmuar në zbutjen e presionit të tyre operativ.

 

Kompania njoftoi edhe për ndërveprimin e tregtisë online dhe me prani fizike, pasi më shumë se 200.000 dyqane fizike në të gjithë vendin do të marrin pjesë në eventin promovues.

 

VCG

VCG

Ndërkohë, konkurrenca në transmetimin e drejtpërdrejtë të tregtisë elektronike, praktika e personelit të shitjeve që promovon produkte në sesione të transmetuara në kohë reale, është intensifikuar, pasi një numër në rritje i markave dhe tregtarëve po vërshojnë në dhomat e transmetimit të drejtpërdrejtë të platformave video të shkurtra, duke përfshirë “Douyin” dhe “Kuaishou”.

 

Ekspertët thonë se shumica e platformave të “e-commerce” kanë hasur në disa pengesa, të tilla si afrimi i klientëve të rinj, dhe transmetimi i drejtpërdrejtë luan një rol jetik për të ndihmuar shitësit me pakicë në internet të fitojnë terren në qytetet e nivelit më të ulët, madje edhe në zonat rurale.

 

“Konsumatorët kinezë janë bërë më racionalë dhe po i kushtojnë më shumë vëmendje vlerës së gjërave që blejnë në mes të pandemisë Covid-19”,- tha Mo Daiqing, analiste e lartë në Institutin e Ekonomisë në Internet.

 

Ajo vuri në dukje se aplikacionet e videove të shkurtra po përqendrojnë përpjekjet e tyre në tregtinë elektronike të mbështetur nga transmetimi i drejtpërdrejtë dhe trafiku në internet po zhvendoset nga platformat tradicionale të tregtisë elektronike në kanale të tjera multimediale, si aplikacionet për video të shkurtra “Douyin” dhe “Kuaishou”, si dhe platforma sociale mediatike “Xiaohongshu”.

 

Shitësit me pakicë në internet duhet të bëjnë ndryshime strategjike për të reduktuar varësinë e tyre të tepërt nga faqet kryesore të transmetimit të drejtpërdrejtë dhe të mbështesin prurje të reja, tha ajo, duke shtuar se markat më të njohura po lëvizin në mënyrë agresive drejt fillimit të aktiviteteve të tyre të transmetimit të drejtpërdrejtë.

 

VCG

VCG

Dy influencues në internet kanë zgjedhur “Taobao” në vend të “Douyin” për fushatën më të madhe të promovimit vjetor. Yu Minhong, themeluesi i “New Oriental Education and Technology Group”, do të shfaqet të hënën në “Taobao Live”, platforma e tregtisë elektronike në platformën e transmetimit të drejtpërdrejtë të “Alibaba Group”.

 

Sipërmarrësi kinez Luo Yonghao, një lider kryesor i opinionit në internet që transmeton drejtpërdrejt përmes platformës së videove të shkurtra “Douyin”, versioni kinez i “TikTok”, filloi gjithashtu të hënën një sesion transmetimi të drejtpërdrejtë në “Taobao Live”.

 

Sipas hulumtimit të konsulencës së tregut “iiMedia”, të ardhurat e sektorit të transmetimit të drejtpërdrejtë të tregtisë elektronike në Kinë arritën në 1.2 trilionë juanë (165.2 miliardë dollarë) në vitin 2021, 25 për qind më shumë në bazë vjetore, dhe shifra parashikohet të arrijë në 2.1 trilionë juanë në vitin 2025.

 

Zhuang Shuai, themelues i “Bailian Consulting” dhe ekspert në tregtinë elektronike dhe shitjen me pakicë, tha se entuziazmi i konsumatorëve kinezë për furinë e blerjeve të Ditës së Beqarëve nuk do të zbehet, por ajo që platformat e tregtisë elektronike duhet të bëjnë është të përmirësojnë zinxhirin e furnizimit dhe të optimizojnë biznesin e tyre dhe modelet operacionale në përputhje me zakonet e blerësve dhe përparimet teknologjike.

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree