Personat me aftësi të kufizuar kanë disi defekte fizike, por atyre nuk u mungon shpirti i vetëpërmirësimit dhe nisjes së një sipërmarrjeje. Disa personave me aftësi të kufizuar u nevojitet vetëm arsim profesional dhe përkrahje për nisjen e biznesit, ndërkohë që ata mund ta krijojnë vetë karrierën ku konkurrenca sëhtë tepër e lartë. Pronari i kompanisë së shërbimeve shëndetësore "Blind" në qytetin Yi Chang, Yan Changyu është një sipërmarrës i verbër.
Në të kaluarën, Yan Changyu ishte përgjegjës në kompani për punësimin e personave me aftësi të kufizuar, e cila prodhonte pajisje elektronike. Në vitet 90, ekonomia e planifikuar kineze u transformua në ekonomi tregtare. Për shkak të konkurrencës së ashpër tregtare, fabrikë që kishte të punësuar mbi 600 punonjës me aftësi të kufizuar falimentoi në vitin 1997. Pas falimentimit Yan Changyu vendosi të nisë biznesin e tij:
"Në atë moment, qeveria lokale më dha një punë, më emëroi drejtor, por e refuzova këtë punë. Në fabrikën e falemintuar për pajisjet elektronike ksihte 620 punonjës me aftësi të kufizuar, nëse unë shkoj në shtëpi të tjera të mirëqenies ata nuk do të kënaqen për planifikimin e qeverisë."
Në pranverën e vitit 1997, Yan Changyu dhe gruaja e tij shkuan në Spitalin e Masazhit të Pekin-it për të mësuar teknikën dhe teorinë e masazhit. Në fund të vitit 1998, me ndihmë të Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuar të qytetit të Yi Chang, çifti Yan Changyu filloi menaxhimin e Qendrës së Masazhit "Blind" në rrugën Long Kang të qytetit Yi Chang. Në fillim klinetët ishin të paktë. Yan Changyu kërkoi rastin e biznesit ndër grupeve të stërvitësve në parkun buzë lumit Yangzi: ai dhe punonjësit e tij shkuan në park për masazh falas për këta stërvitës, të cilët u kënaqën për këtë shërbim dhe më pas shkuan tek ai me pagesë. Ai u kërkoi punonjësve të tij ta prisnin mirë me mirëseardhje dhe buzëqeshje çdo klient. Ai tha se personat e ngrysur nuk mund të bëjnë biznes.
Pas përpjekjeve prej 1 viti, qendra e masazhit "Blind" nisi të ketë shumë punë. Zoti Ren nga qyteti Jingmen i dërgoi në Sallonin e Masazhit "Blind" vëllain e tij që vuante nga probleme me diskun dhe nuk mund të ecte pa ndihmën e dikujt. Pas trajtimeve të kujdesshme të masazhit prej 1 jave nga Yan Changyu, vëllai i tij mund të ecte vetë. Efektet magjike të shërbimeve të masazhit nga Yan Changyu u përhapën gradualisht. Biznesi i Sallonit të Masazhit "Blind" u përmirësua dita-ditës. Deri në vitin 2016, Yan Changyu ka 5 qendra masazhi, ku janë të punësuar 163 punonjës me aftësi të kufizuar.
Përse shërbimet e masazhit nga të verbërit kanë efekte aq të mira mjekësore?
Yan Changyu na tregon se në shoqërinë moderne, ekziston presioni i madh i konkurrencës. Shumë studentë dhe persona që punojnë nëpër zyra kanë probleme me qafën dhe mesin. Në mjekësinë moderne, nuk ka metoda të efektshme për këtë sëmundjet kronike, por sugjerohet vetëm fizioterapia për të lehtësuar dhimbjet e pacientit. Por masazhet e mjekësisë tradicionale kineze kanë efekte të veçanta mjekësore për këto sëmundje kronike. Yan tregoi:
"Masazhi është një pjesë e rëndësishme e Mjekësisë Tradicionale Kineze, që është përhapur qysh nga periudha e librit "10 kapitujt e masazhit nga bisedimet mes mbretit Huangdi dhe mjekut të njohur Qibo". Masazhi është një metodë që stimulon pikat e akupunkturës të trupit për të nxitur qarkullimin e brendshëm të energjisë të trupit. Gjatë punës së lodhshme, çdo person do të grumbullojë një lloj acidi laktik brenda trupit. Masazhi i Mjekësisë Tradicionale Kineze mund t'na ndihmojë për eleminimin e këtij acidi, prandaj pas masazhit do të ndihemi me të relaksuar."
Pasi korri sukses në menaxhimin e biznesit të tij, Yan Changyu nuk harroi t'u vinte në ndihmë personave të tjerë me aftësi të kufizuar. Qysh nga viti 1999, ai nisi bashkëpunimin me Qendrën e Punësimit për Personat me Aftësi të Kufizuar të Yi Chang-ut, duke organizuar me sukses 34 kurse trajnimi për verbërit, ku u përgatitën 1792 masazhistë të verbër. Sipas Yan Changyu-së, në kohët e sotme me konkurrencë të ashpër, personat me aftësi të kufizuar veçanërisht të verbërit duhet të zotërojnë një teknikë praktike për të realizuar pavarësinë ekonomike, pastaj ata mund të fitojnë vetbesim.
Yan Changyu tha:"Tregu është për të gjithë, trajnimi i të verbërve të tjerë duhet kryer për të zgjidhur problemin e punësimit të tyre dhje që ata të jetojnë një jetë në respekt. Çfarë është respekt? Kur mund të fitoni para mund të blini gjërat që ju duhen mund të keni vetërespekt."
Yan Changyu na tregon megjithëse të verbërit nuk mund ta shohin botën e jashtme, ata kanë një epërsi të veçantë për mësimin e teknikës së masazhit, meqenëse të verbërit kanë një qëndrueshmëri të brendshme më të madhe. Në procesin e masazhit, gishtat e të verbërve janë më të ndjeshme se personat e zakonshëm dhe ata mund t'ua ofrojnë konsumuesve shërbime më cilësore. Ai tha:
"Në procesin e masazhit kemi epërsi më të madhe se personat e zakonshëm, meqenëse kemi një qëndrueshmëri më të mirë të brendshme. Për shembull, kur më bëni pyetje tani, do të përgjigjem me të gjithë vëmendjen. Një person i zakonshëm ka vështirësi të madhe t'i kushtojë këtë vëmendje punës për një kohë të gjatë."
Por të verbërit duhet të bëjnë përpjekje gjatë mësimit të masazhit dhe duhet të marrin pjesë në konkurrencë të njëjtë tregtare me personat e zakonshëm. Personat që bëjnë përpjekjet e ndryshme, do të korrin frute të ndryshme. Yan Changyu na tregon se pas mësimit të teknikës së masazhit, disa të verbër mund të përfitojnë shumë përmes menaxhimit të qendrës së masazhit, por disa të verbër mund të zgjedhin vetëm problemin e bukës. Ai mendon se shoqëria jonë u ofron personave me aftësi të kufizuar dashuri të plotë dhe raste për kurse falas. Qeveria jonë hartoi politikën e subvencionit për biznesin e personave me aftësi të kufizuar. Por ata duhet të bëjnë përpjekjet e veta për realizimin e pavarësisë dhe respektit.
nga VCG
Yan tha:"Ndër nxënësit mi të verbër ata që kanë arsim të lartë dhe talent mësojnë shumë. Disa mund të mësojnë më ngadalë. Kjo është e njëjtë si personat e zakonshëm. Kam ofruar njohuri për shumë nxënës të verbër, disa janë bërë pronarë qendrash masazhi, duke përfituar shumë para dhe blerë shtëpi e makina. Disa nxënës mund të zgjidhin vetëm problemin e ushqimit dhe të veshjes" (Xu Guang)