Para 51 viteve, Kina u rikthye në OKB me iniciativën e vendeve si Shqipëria. Sot, më shumë kinezë të zakonshëm po japin kontributin e tyre në punën e OKB-së dhe Guo Shuo është një prej tyre. Le të shikojmë eksperiencat e saj sot.
Në fillim të vitit 2020, Guo Shuo, e cila në atë kohë mësonte për master në arkitekturë në Universitetin e Nanjing, u dërgua në Zyrën e të Dërguarit Rinor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Nju Jork si grupi i parë i vullnetarëve të rinj të "Programit të Shërbimit jashtë vendit të Rinisë Vullnetare Kineze”, pas përzgjedhjes paraprake dhe trajnimit para punësimit.
Guo Shuo tha: "Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm për Çështjet Rinore punon kryesisht për të rinjtë. Si të shkurtohet distanca midis OKB-së dhe të rinjve, në mënyrë që zërat e më shumë të rinjve të dëgjohen nga OKB, një nga qëllimet kryesore të kësaj zyre. Puna e grupit tim është publiciteti dhe promovimi i zyrës, kryesisht në rrjetet sociale dhe në faqen tonë të internetit, se si të komunikojmë me të rinjtë."
Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Guo Shuo punon në një organizatë ndërkombëtare. Në 2018 dhe 2019, Guo Shuo shkoi në UN-Habitat dhe Institutin Universitar të Kombeve të Bashkuara për Fluksin Material dhe Menaxhimin e Integruar të Burimeve për praktikë, duke marrë eksperiencën e parë në një organizatë të madhe. Kjo përvojë e bëri edhe më të lehtë punën e Guo Shuos në Zyrën e të Dërguarit Rinor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
Viti 2022 që punova në Nju Jork përkoi me shpërthimin global të epidemisë së koronavirsit. Si vullnetare e dërguar nga Kina, Guo Shuo ndihmoi Federatën Rinore të Kinës për të forcuar lidhjet e punës me zyrën e të Dërguarit Rinor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Gjatë luftës kundër epidemisë në Kinë, i dërguari i posaçëm për rininë i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së i dërgoi një letër të hapur rinisë kineze, në të cilën pohoi dhe vlerësoi përgjegjësinë dhe përkushtimin e të rinjve kinezë në luftën kundër epidemisë. Llogaria zyrtare e OKB-së në Weibo e përcolli menjëherë letrën e hapur, e cila mori 380.000 shikime në një periudhë të shkurtër.
Kur epidemia u përhap me shpejtësi në të gjithë botën, i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Rininë vendosi të përdorë blogun e tij për të nxjerrë në pah "10 modele globale të të rinjve në luftën kundër epidemisë" çdo javë. Për të promovuar vëmendjen e botës, Guo Shuo mblodhi shumë të rinj kinezë si Liu Xian që ofronte falas ushqimet për punonjësit mjekësorë, Wang Xiukun, një vullnetar i ri nga Universiteti Wuhan, apo korrieri Wang Yong. Historitë e 9 të rinjve kinezë u shfaqën në platformën Twitter të zyrës, duke tërhequr vëmendjen e botës.
“Isha shumë e inkurajuar në atë kohë, kur nga ky serial blogu me gjithsej 130 histori rinore, u përzgjodhën 9 të rinj kinezë. Mendoj se është një rezultat shumë i mirë, pasi ata u njohën edhe nga shumë lexues të Perëndimit. Të huajt nga gjithë bota mund të shikonin të rinjtë kinezë që luftojnë me epideminë në vijën e parë me përkushtimin e tyre vetëmohues përballë kësaj fatkeqësie", - tregon Guo Shuo.
Në vitin 2020 ishin zgjedhjet për “Liderët e rinj për Zhvillimin e Qëndrueshëm”. Në mbarë botën do të zgjidheshin 17 të rinj që kishin dhënë kontribut për zhvillimin e qëndrueshëm. Liderët e rinj kishin një mandat dyvjeçar, gjatë së cilit ata sëbashku me OKB-në do të nxisnin realizimin e Qëllimit të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Guo Shuo mori iniciativën për t'i raportuar të dërguarit të të rinjve performancën e jashtëzakonshme të të rinjve kinezë në ndërtimin ekonomik, zbutjen e varfërisë dhe kërkimin shkencor dhe teknologjik. Një i ri kinez që quhet Liu Jishen u zgjodh nga mbi 7.600 kandidatë dhe në fund u fut në listën e liderëve të rinisë.
Guo Shuo mendon se të rinjtë kinezë kanë një përfaqësim dhe konkurrencë të fortë në arenën ndërkombëtare. Gjetja e një mënyre të përshtatshme shprehjeje në skenën ndërkombëtare dhe në një sistem të larmishëm diskursi mund ta bëjë komunikimin më efektiv dhe të lejojë që të dëgjohen më shumë zëra kinezë. Ajo dëshiron të bëjë përpjekje që më shumë njerëz mund të mirëkuptojnë kinezët dhe vetë Kinën.
Guo Shuo thotë se gjatë epidemisë, ka mësuar që në kushte të vështira të mund të ruajë qetësinë shpirtërore dhe normale të jetës. Ajo mendon se mund të jetë e lumtur edhe kur përballohet me sfida. “Përvoja ime e shërbimit vullnetar lidhet ngushtësisht me epideminë, kur njëkohësisht duhej të studioja, të shërbeja si vullnetare dhe të zhvilloja temën e diplomës. Ndërkohë që ishte hera e parë që jetoja në Nju Jork. Pra, ajo periudhë ishte një moment që unë të vija në provë mentalitetin dhe vullnetin tim. Mendoj se fitorja më e madhe është se nga njëra anë zgjeroja horizontet e mia dhe nga ana tjetër, në kohë të vështirë, mund të ngulmoja me një qëndrim optimist, duke e provuar veten si një person me përshtatshmëri më të fortë.”
Për shkak të performancës së saj të jashtëzakonshme gjatë shërbimit vullnetar, Guo Shuo pati mundësinë të vazhdojë punën e saj në OKB. Lidhur me planet e ardhshme, Guo Shuo thotë sinqerisht se shpreson të luajë një rol më të madh në organizatat ndërkombëtare. Ajo dëshiron që më shumë njerëz të mund të njohin më mirë Kinën nëpërmjet punës së kinezëve në organizatat ndërkombëtare. "Kina është aktualisht kontribuesi i dytë më i madh në OKB, por numri i kinezëve që punojnë aty është shumë më i ulët se numri që duhet të ishte arritur. Shpresoj që më shumë njerëz të mund të qëndrojnë në organizatat ndërkombëtare dhe të rrisin peshën e përfaqësimit të Kinës. Kështu si individ kam edhe përgjegjësinë për të përmirësuar përfaqësimin e vendit tonë në organizatat ndërkombëtare, sepse çdo njeri është gjithashtu një forcë." (Çang Çuo)