Ekonomia digjitale e Kinës ka shënuar rritje në 10 vjet
2022-10-26 09:20:23

Ekonomia digjitale në Kinë ka shënuar rritje domethënëse në dhjetë vitet e fundit. Po ashtu, Kina ka ndërtuar një sistem të avancuar dhe të plotë të industrisë digjitale. Kina ka rreth 1.05 miliardë përdorues të internetit, duke formuar shoqërinë digjitale më të madhe dhe më dinamike në botë. Gjithashtu, digjitalizimi i industrisë është zhvilluar me shpejtësi gjatë dekadës së fundit dhe vendi synon të arrijë akoma më shumë në këtë drejtim.

 

VCG

VCG

Ekonomia digjitale e Kinës ka shënuar rritje në 10 vjet

 

Ekonomia digjitale e Kinës ka shënuar një rritje nga rreth 11 trilionë juanë (1.52 trilionë dollarë) në afro 45 trilionë juanë (6.20 trilionë dollarë) gjatë dekadës së fundit, duke ofruar një motivim të fuqishëm për zhvillimin ekonomik dhe social në vend, raportoi “CCTV.com”.

 

Sipas të dhënave nga Zyra e Informacionit të Këshillit të Shtetit, përqindja e ekonomisë digjitale në prodhimin e brendshëm bruto të Kinës u rrit nga 21.6 për qind në 39.8 për qind gjatë dekadës së fundit. Pagesat celulare po ndryshojnë thellësisht jetën e kinezëve, me tarifën vjetore të tregtisë që arrin në rreth 527 trilionë juanë.

 

VCG

VCG

Kina ka ndërtuar një sistem të avancuar dhe të plotë të industrisë digjitale. Shkalla kryesore e industrisë së informatikës ka tejkaluar 1.5 trilionë juanë, me një normë mesatare të rritjes prej mbi 30 për qind në pesë vitet e fundit, dhe tregu i informatikës “cloud” ka tejkaluar 300 miliardë juanë.

 

Kina ka eksploruar digjitalizimin pothuajse në çdo front, nga hapësira te inteligjenca artificiale e deri te metaversi.  Duke ditur se sa shumë ka ndihmuar aspekti digjital në rritjen e ekonomisë, Kina synon të arrijë akoma më shumë në të ardhmen. Kina ka 1.05 miliardë përdorues të internetit, duke formuar shoqërinë digjitale më të madhe dhe më dinamike në botë.

 

Së fundi janë krijuar fabrika digjitale, të cilat përdorin teknologjitë digjitale si vizioni i makinës dhe simulimi virtual. Digjitalizimi i industrisë është zhvilluar me shpejtësi në Kinë gjatë dekadës së fundit. Aplikacionet industriale të internetit mbulonin 45 kategori kombëtare ekonomike dhe shkalla industriale tejkaloi 1 trilion juanë, duke lidhur afro 80 milionë pajisje industriale.

 

Përpjekjet e Kinës për të zhvilluar sa më shumë drejtimin digjital tregon përkushtimin e vendit për përmirësim gjithëpërfshirës për të arritur qëllimet e saj digjitale. Kina ka ndërtuar rrjetin më të madh të komunikimit të informacionit në botë gjatë dhjetë viteve të fundit, me më shumë se 1.96 milionë stacione bazë 5G që kanë mbuluar të gjitha qytetet në nivel prefekture dhe më lart.