Anija akullthyese kineze “Xuelong 2” niset për në ekspeditën e 39-të në Antarktik
2022-10-26 21:11:32

Foto: VCG

Foto: VCG

Anija e thyerjes së akujve polarë e Kinës “Xuelong 2” u nis të mërkurën nga Shangai për në ekspeditën e 39-të në Antarktik. Anija akullthyese tjetër, “Xuelong”, pritet t’i bashkohet ekspeditës më 31 tetor.

Një ekip prej 255 shkencëtarësh kinezë është ndarë në dy grupe në të dy anijet, të cilat pritet të kthehen në Kinë në fillim të prillit të vitit të ardhshëm.

Ekspedita do të bëjë kërkime për çështje të rendësishme shkencore lidhur me mënyrën se si zonat kryesore të Antarktikut pasqyrojnë ndryshimet klimatike dhe reagojnë ndaj tyre. Ajo do të kryejë hetime dhe studime në fusha të tilla si përbërja atmosferike, mjedisi ujor, mjedisi sedimentar dhe ekosistemet.

Foto: VCG

Foto: VCG

Monitorimi i borës dhe akullit, si edhe vëzhgimi astronomik do të jenë gjithashtu pjesë e ekspeditës së bashku me stacionet e Kinës në Antarktik, duke përfshirë “Zhongshan”, “Taishan” dhe “Kunlun”.

Ekipi do të gjurmojë terrenin nën akull në zonën e Tokës së Princeshës Elizabet, duke përdorur avionin polar me krahë të fiksuar “Xueying 601”.

Një pjesë e stafit të ekspeditës do të qarkullojë për dimër, ndërsa do të merren gjithashtu furnizime në stacionet “Zhongshan”dhe “Muri i Madh”.