Përmbajtja mbi Tajvanin në raportin e Kongresit të PKK-së, udhëzues themelor për punën lidhur me Tajvanin e Kinës
2022-10-26 20:56:54

Foto: VCG

Foto: VCG

Përmbajtja në lidhje me çështjen e Tajvanit në raportin e Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës është udhëzues themelor i Kinës për punët e çështjes së Tajvanit në fazën e re, në rrugën e ndërtimit të një vendi modern socialist në mënyrë të gjithanshme. Kështu u shpreh të mërkurën duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për shtypin zëdhënësi i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit Ma Xiaoguang.

Më 22 tetor u mbyll me sukses Kongresi i 20-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës, tha Ma, duke shtuar se pjesa e raportit të mbajtur në këtë kongres mbi çështjen e Tajvanit ka pohuar arritjet gjatë pesë dhe dhjetë vjetëve të fundit. Në raport sqarohen sistematikisht mendimet dhe politikat e PKK-së për të zgjidhur çështjen e Tajvanit dhe për të realizuar bashkimin e plotë të Kinës. Raporti ka përmbledhur saktë karakteristikat e reja të situatës në ngushticën e Tajvanit, bazuar në fazën e re historike, për të nxitur bashkimin e Kinës, duke marrë vendimet dhe duke bërë rregullimet e përgjithshme për punët lidhur me çështjen e Tajvanit në të tashmen dhe për një periudhë më afatgjatë.

Sipas zëdhënësit, në fazën e re, Kina do të vërë në jetë frymën e Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës dhe do të zbatojë strategjinë e përgjithshme të PKK-së për të zgjidhur çështjen e Tajvanit dhe vendimet e PKK-së për punët lidhur me çështjen e Tajvanit. 

“Ne do të kapim fort drejtimin në marrëdhëniet midis pjesës kontinentale të Kinës dhe Tajvanit, do të ndjekim parimin e ‘bashkimit paqësor, një vend me dy sisteme’, politikën e ‘Një Kine’ dhe Konsensusin e vitit 1992,  do të ndjekim konceptin e vendosjes së popullit në qendër dhe do të nxitim zhvillimin paqësor e të integruar të marrëdhënieve dypalëshe. Do të shkatërrojmë me vendosmëri planet e forcave që mbështetin ‘ndarjen e Tajvanit’ dhe ndërhyrjen e huaj, do të nxitim me vendosmëri procesin e bashkimit të Kinës dhe do të bashkëpunojmë me bashkatdhetarët e Tajvanit për bashkimin e Kinës dhe përtëritjen e kombit kinez,” u shpreh zëdhënësi i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit Ma Xiaoguang. (Li Huailiang/Artan)