Java kulturore austriake në Shqipëri
2022-10-25 09:39:54

Java-kulturore austria (Foto jkn.al)

Java-kulturore austria (Foto jkn.al)

Javët kuturore ndërkombëtare vijojnë ndërsa tani është rradha e Austrisë të prezantojë kulturën dhe traditat e saj në Shqipëri. Java e Kulturës Austriake sjell për publikun shqiptar një sërë aktivitetesh që  promovojnë  kulturën, artin, muzikën dhe traditat e këtij vendi mik. Eljana Mankollari, Referente për Kulturën dhe Shtypin pranë Ambasadës Austriake sjell gamëm e gjërë të aktiviteteve që u mbajtën përgjatë kësaj jave.

Eljana Mankollari (Foto personale)

Eljana Mankollari (Foto personale)

“Java kulturore Austriake solli në Shqipëri një sërë aktivitetesh, duke filluar nga letërsia deri tek Hakathona e realizimit të software drejtuar nga Dhoma e Tregtisë Austriake dhe pati një publik të gjerë. Ne argëtuam fëmijët, surprizuam libradashësit, po ashtu dhe muzikën e sollëm për të gjitha ata që e duan atë. Shumë të rinj  por dhe artdashës e sportistë iu bashkuan këtyre veprimtarive. Për ne si ambasadë të gjitha aktivitetet u pritën shumë mirë dhe patën një energji dhe atmosferë shumë të këndshme.”, theksoi Mankollari.

Java Auatriake (jkn.al)

Java Auatriake (jkn.al)

Në programin e kësaj jave u përfshin një sërë aktivitetesh në fusha të ndryshme si muzikë, teatër, ekspozita pikture dhe shfaqje dokumentarësh. Java Kulturore Austriake përfshiu  43 aktivitete, ndërsa Eljana veçon njërin prej tyre.

“Nëse do të duhej të veçoja njërin prej tyre do ta kisha të vështirë, por dua të them që personalisht isha shumë e surprizuar nga një kuartet saksofonësh, i cili u realizua në kuadër të Ditës së Shkodrës, një ditë dedikuar këtij qyteti. Ky kuartet përbëhej nga katër të rinj austriakë dy vajza dhe dy djem, të cilët janë vënë re dhe nga ambasada austriake. Në sallën “Tonin Harapi” dhe në Qendrën kulturore “Arka” ata ishin në një shfaqje shumë të veçantë dhe na mbajtën pezull me perfomancën e tyre.”

Ministrja Elva Margariti (Foto JKN.al)

Ministrja Elva Margariti (Foto JKN.al)

Synimi i Ministrisë së Kulturës  ka qenë që Javët Kulturore të mos stacionoheshin vetëm në Tiranë, po të udhëtonin nëpër Shqipëri, Java Austriake me aktivitetet e saj shkoi edhe në Shkodër, Durrës e Vlorë. Ministrja  e Kulturës Elva Margariti, i ka shprehur falënderime ambasadorit të Austrisë në Tiranë, z. Christian Steiner për bashkëpunimin dhe dashurinë që ka për vendin tonë, që e ka shtyrë të mësojë edhe shqipen; si dhe stafin që punon pa u lodhur për mbarëvajtjen e Javëve Kulturore Ndërkombëtare.