Xhoana Kristo:Mëso Arkitekturën duke luajtur!
2022-10-25 09:48:34

Xhoana Kristo është arkitekte dhe dizajner urbane e fokusuar në marrëdhënien mes dritës, shqisave dhe hapësirës arkitekturore jeton midis Athinës dhe Tiranës, dy vende me karakter të theksuar mesdhetar. Gjatë studimeve në Tiranë dhe Guimaraes, ajo pati mundësinë të hetonte më tej interesin për dizajnin arkitekturor. Ka marrë pjesë dhe ka fituar disa konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare si arkitekte e re, madje edhe për “Archiprix” dhe RIBA Medalje e Argjendtë si krijuese e re, si dhe ka qenë pjesë e disa projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare si "100 fshatrat".

Meso Arkitekuren duke lujatur libri (burimi personal)

Meso Arkitekuren duke lujatur libri (burimi personal)

Aktualisht Xhoana ndjek studimet e doktoraturës në Universitetin Ferrara. Disertacioni i saj fokusohet në formësimin e dritës në arkitekturë, duke hetuar marrëdhënien midis aspekteve cilësore dhe sasiore të dritës përmes mjeteve të arkitektit. Kristo ka prezantuar kërkimet e saj në konferenca të shumta ndërkombëtare dhe ka botuar në Strand, IGI Global, dhe revista të tjera. Ajo është autore (me Saimir Kristo) e librit Shqipëria - Kultura e Konkurseve - 2000-2020. Xhoana Kristo është themeluese (me prof. dr. Vera Bushati) e projektit “Mëso Historinë e Arkitekturës dhe Qytetit duke Luajtur” dhe i markës “ARCHIGAMES “Mëso Arkitekturën duke Luajtur”, një nismë inovative që nxit dhe promovon edukimin dhe njohuritë e qytetit për të gjithë.

CMG: Kush është Xhoana për lexuesit ?

Xhoana Kristo:Do të doja ta nisja që jam një profesioniste dhe që bëj çdo ditë punën që unë dua. Profesioni si arkitekte më ka rritur dhe më ka bërë një vajzë që të kem besim tek aftësitë e mia.

CMG: Si ka qenë fëmijëria juaj ?

Xhoana Kristo: Unë kam lindur në një vatër dashurie, tek e cila gjeta ngrohtësinë më të madhe. Babai dhe nëna ime janë dy prindër të palodhur në misionin e tyre të prindërimit. Ata kanë ditur se si të na mësojnë, apo se si të na udhëzojnë drejt jetës.
Ne kemi qenë emigrantë në shtetin grek, por kjo nuk i ka ndaluar ata që të jenë të gatshëm për të plotësuar gjithçka që ne kishim nevojë. Ne u kthyem  në Shqipëri në 2006 me një sfidë mbi kurriz sepse na u desh të përshtatemi nga fillimi. Por ja dolëm, u përshtatem dhe gjithçka shkoi ashtu siç ne shpresuam.

Meso Arkitekuren duke lujatur libri (burimi personal)

Meso Arkitekuren duke lujatur libri (burimi personal)

CMG: Ka njerëz që edhe në situata shumë të mira, por dhe jo të mira nuk ta lëshojnë kurrë dorën. Cilët kanë qenë ata njerëz që të kanë qëndruar pranë në çdo rrethanë?

Xhoana Kristo: Së pari dhe më e rëndësishmja është që unë e gjej mbështetjen më të madhe tek familja.

Personi që nuk i ndalem kurrë së marri një mendim apo të harxhoj orë të tëra për të krijuar kujtime është nëna ime. Ajo është një grua shumë e forte dhe shumë e zgjuar dhe e do shumë jetën. Mua ajo më ka përcjellë bindjen që nuk ka asgjë që mund ta ndalë. Ndërsa imazhi i njeriut që unë kërkoj për t'i ngjarë përherë është vëllai im, sepse ai ka investuar shumë tek dija dhe prej tij marr më të miren.
CMG: Cilat janë reflektimet e tua më të mëdha?

Xhoana Kristo: Kur unë shoh reflektimin e vetes në pasqyrë shoh që Xhoana është një vajzë që ka punuar shumë për veten e saj. Është lodhur shumë për gjërat që sot i ka dhe i është dashur kohë të mbërrijë në paqe me gjërat që bën. Nuk ka asgjë që e pengon Xhoanën dhe kurrë atëherë kanë pikëpyetje. Unë besoj tek çdo njeri dhe jam e bindur që çdo njeri ia del. Unë ndiej që në të ardhmen do të jem një njeri që do të frymëzoj të rinjtë dhe do punoj shumë që ata të gjejnë rrugën drejt suksesit.

Meso Arkitekuren duke lujatur libri (burimi personal)

Meso Arkitekuren duke lujatur libri (burimi personal)

CMG: Cila ka qenë puna juaj e parë?

Xhoana Kristo: Arkitekte! Unë kam punuar shumë gjatë që në fillimet e mia. Ka pasur ditë që edhe e kam gdhirë duke punuar sepse me është dashur të mbaj ritmin tim. Por sidoqoftë ja kam dalë që të mos i le punët në gjysmë ose të paktën të kem vëmendjen e duhur tek ato projekte që duhet të dalin shumë shpejt.
Një gjë tjetër është fakti që unë e nisa punën shumë herët mësova se çfarëdo që bën e rëndësishme është të jesh "modest".

CMG: A ka një situatë që të ka mësuar në jetë? Një pikëtakim me njerëz që të kanë dhënë një mësim?

Xhoana Kristo: Po ka pasur. Kur kam qenë fëmijë ende kisha një vajzë e cila ishte si natyrë shumë po shumë modeste . Ajo mësonte shumë, ishte shumë e aftë dhe dinte gati gjithçka. Por, sërish sillej sikur nuk dinte asgjë.
Në këtë rast unë e mora si mësim për jetën në vijim. Në fund të fundit të gjithë duhet të jemi kështu. Modestia është vlerë e kësaj bote.
Por do doja të thoja që ne çdo ditë mësojmë.

CMG: I thua shpesh vetes "Bravo"?

Xhoana Kristo: Jo, sepse nëse e bëj kam ndaluar së punuari dhe së mësuari për më tej . Kurrësesi nuk i them vetes "Bravo" . Thjesht , i njoh meritat e punës sime.

Meso Arkitekuren duke lujatur libri (burimi personal)

Meso Arkitekuren duke lujatur libri (burimi personal)

CMG: A mund të na tregosh çfarë është "Archi Games dhe si lindi "?
Xhoana Kristo: Archigames filloi rrugëtimin e gjatë me Tiranën në 100 vjetorin e saj. “Mëso Historinë e Arkitekturës dhe Qytetit duke Luajtur” është fushata e parë, i cili ka për qëllim të përmirësojë mënyrën e të arsimuarit, edukuarit dhe të mësuarit të objekteve që na rrethojnë duke e kthyer mesimin në lojë ose argëtim.
Strategjia afatgjatë “ArchiGames – Learn Architecture by Playing” është të edukojë  këdo, pa asnjë dallim, duke e përfshirë në botën kulturore dhe largpamëse të arkitekturës, artit dhe historinë e ndërtimit të tij gjatë kohës. Mënyra e zgjedhur për këtë qëllim është evidentimi I objekteve më të spikatura si nga arkitektura e tyre ashtu dhe për vlerat historike.

Nga përvoja e gjatë kemi vëzhguar se jo vetëm të rinjtë e njohin qytetin e tyre, por dhe moshat e të ardhurit kanë nevojë për orientim drejt shembujve më përfaqësues.
Ideja fillestare lindi nga diskutime e debate të shumta me studentë, kolegë dhe profesionistë, të cilët kishin mangësi të shumta në drejtim të njohjes së godinave të ndryshme të Tiranës me karakteristikat e tyre origjinale dhe moderne në të gjitha periudhat.
Kjo ide paraqitet nëpërmjet një grup kartash të cilat trajtojnë tema të ndryshme informuese, edukative, dhe shpjeguese të trashëgimnisë mbi arkitekturën, historinë, artin pamor, kulturën, arkeologjinë, planifikimin dhe zhvillimin e qytetit. Këtu pikërisht qendron veçoria e cila është në të mesuarit duke u argëtuar gjatë studimit mbi arkitekturën. Këtë vit në po planifikojme të shtrihemi edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
CMG: Cila është ëndrra juaj me e madhe ?

Xhoana Kristo: Ta kthej këtë projekt në një traditë për brezat e ardhshëm.

Intervistoi:Megi Latifi