Samiti BE-Ballkani Perëndimor, në Tiranë më 6 dhjetor
2022-10-25 10:28:09

Foto: RTSH

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, nëpërmjet një postimi në “Twitter”, bëri të ditur se samiti i ardhshëm i BE-së me Ballkanin Perëndimor do të mbahet në Tiranë, më 6 dhjetor 2022, njofton “RTSH”.

Sipas tij, samiti në fjalë është riafirmim i angazhimit të përforcuar të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“Ne do të mbajmë samitin e ardhshëm të BE-së- Ballkani Perëndimor në rajon - më 6 dhjetor në Tiranë, Shqipëri, për të riafirmuar angazhimin tonë të përforcuar. Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Evropian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin."- shkruan Charles Michel.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi një ngjarje absolutisht historike, për historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, ndërsa për Tiranën ngjarjen më të madhe ndërkombëtare në historinë e saj. (Fatosi)