Importi i materialeve të ndërtimit dhe metaleve, rritje vjetore prej 4.8%
2022-10-25 16:28:01

Importi i materialeve të ndërtimit dhe metaleve (Foto Atsh)

Volumi i ndërtimeve në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019, por edhe rritja e çmimit të hekurit pas konfliktit ruso-ukrainas, bënë që vlera e importeve të materialeve të ndërtimit të shënojë rritje përgjatë 9-mujorit të këtij viti, njofton “ATSH”.

Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT-i mbi tregtinë e jashtme, gjatë periudhës janar-shtator, importi i materialeve të ndërtimit dhe metaleve shënoi rritje vjetore prej 4.8%.

Në vlerë, importet e materialeve të ndërtimit dhe metaleve për këtë periudhë llogariten mbi 103.8 miliardë lekë me një rritje mujore prej rreth 7 miliardë lekësh, dhe gati 27 miliardë lekë më të larta se në të njëjtën periudhë të 2021-shit, kur u importuan 77.4 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale.

Sektori i ndërtimit është një prej sektorëve me kontributin më të rëndësishëm në ekonominë kombëtare të Shqipërisë. (Fatosi)