Kriza energjetike, Balluku thirrje popullatës për kursimin e energjisë elektrike
2022-10-25 16:00:53

Kursimi i energjise (Foto Facebook ministrja e Energjise Belinda Balluku)

Kursimi i energjise (Foto Facebook ministrja e Energjise Belinda Balluku)

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vazhdon të këshillojë qytetarët shqiptarët që të kursejnë energjinë elektrike.

“Nuk harrojmë për asnjë moment kursimin e energjisë. Kursejmë që të kemi energji”,- shkroi ministrja Balluku në një status në “Facebook”.

Sipas saj, edhe veprimet më të vogla sjellin kursimin e energjisë, duke kujtuar për të hequr karikuesin nga priza pasi të jenë karikuar plotësisht pajisjet elektronike.

Po ashtu, ministrja ka sugjeruar fikjen e dritave pas daljes nga dhoma, si dhe zëvendësimin e llambave të zakonshme me llamba LED.

Shqipëria po përballet me një krizë të shumfishtë energjetike, por qeveria shqiptare deri tani nuk e ka rritur faturën e energjisë për popullatën. (Fatosi)