Foto: VCG
Banka qendrore kineze dhe organi rregullator i këmbimit valutor i Kinës ngritën të martën një parametër kyçe në menaxhimin makrombikëqyrës, duke lejuar kompanitë dhe institucionet financiare që të mbledhin fonde nga tregjet jashtë vendit.
Parametri i rregullimit makrombikëqyrës, një shumëfishues që përcakton kufirin e sipërm të financimit të papaguar ndërkufitar që mund të ketë një institucion, u rrit nga 1 në 1.25, sipas një deklarate të përbashkët nga Banka Popullore e Kinës dhe Administrata Shtetërore e Këmbimit Valutor e Kinës.
Në dekratë vihet në dukje që ky ndryshim synon të përmirësojë menaxhimin makrombikëqyrës të financimit ndërkufitar dhe t'i drejtojë ndërmarrjet e institucionet financiare për të optimizuar strukturën e borxhit të tyre të jashtëm. (Li Huailiang/Artan)