
Foto: VCG
Zv.drejtori ekzekutiv i Zyrës për Thellimin e Reformës të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe zv.kryetar i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, Mu Hong, tha të hënën se raporti i Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës përcaktoi qartë zhvillimin me cilësi të lartë si detyrën kryesore të ndërtimit të një vendi socialist modern në mënyrë të gjithanshme.
Mu Hong theksoi në konferencën për shtypin të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës ku u interpretua raporti i Kongresit të 20-të, se ky raport merr vendime strategjike në gjashtë fusha: përshpejtimi i krijimit të një modeli të ri zhvillimi, zbatimi me vendosmëri i strategjisë së zhvillimit të drejtuar nga inovacioni, ndërtimi i sistemit të ekonomisë socialiste të tregut të nivelit të lartë, promovimi në mënyrë të gjithanshme i rigjallërimit rural, përqendrimi në promovimin e zhvillimit të bashkërenduar rajonal dhe nxitja e hapjes së nivelit të lartë ndaj botës.
Mu Hong tha se këto masa strategjike synojnë të tashmen e të ardhmen dhe do të ndihmojnë për të zhdukur shqetësimet e botës së jashtme dhe për të rritur besimin në zhvillimin e Kinës.(Çang Çuo)
