Shqipëri, rriten qiratë e banesave
2022-10-24 11:38:11

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Agjencitë e pronave në Shqipëri deklarojnë rritjen e qirave të banesave. Sipas tyre ato janë rritur nga 30 deri në 100 euro më shumë se vjet.

Rritja e kërkesës, veçanërisht këtë vit, është zgjeruar nga shtetasit e huaj. Për shkak të elasticitetit që ofron puna online, ata kërkojnë të jetojnë 6 muaj apo 1 vit me qira në Shqipëri.

Zonat si ish-Blloku, Tirana e Re, Rruga e Elbasanit, pranë stadiumit “Air Albania” konsiderohen më të shtrenjtat në kryeqytetin shqiptar Tirana.

Çmimi minimal i qirasë së një apartament 1+1 në ndërtimet e reja varion nga 700 deri në 1100 euro, ndërsa për apartamentet 2+1 dhe 3+1, çmimet variojnë nga 1200 deri në 2000 euro.