Kryeministrja Meloni falënderon homologun shqiptar: Do të kultivojmë bashkëpunimin strategjik
2022-10-24 10:20:31
Foto: Foto Euronews.al
Kryeministrja e sapomandatuar e Italisë, Giorgia Meloni ka falënderuar kryeministrin shqiptar Edi Rama pas urimit të këtij të fundit në postin e kreut të qeverisë, njofton “RTSH”.
“Faleminderit Edi Rama. Lidhja mes Italisë dhe Shqipërisë është një lidhje historike dhe një bashkëpunim strategjik që ne dëshirojmë ta ruajmë dhe kultivojmë. Paçim fat”,- shkruan kryeministrja italiane Meloni në rrjetin social “Twitter”. (Fatosi)
Lajmet Kryesore