< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Kina kryeson në renditjen e Kupës së Botës në zhytje me 6 medalje të arta
2022-10-24 11:37:55

Foto: VCG

Skuadra e Kinës fitoi tre medalje ari dhe një medalje argjendi në Kupën e Botës në zhytje në Berlin, Gjermani, njofton “CGTN”.

Chen Yiwen dhe Chang Yani fituan titullin në trampolinë e sinkronizuar 3 metra për femra, ndërsa Cao Yuan dhe Wang Zongyuan morën medaljen e artë më vonë në finalen e meshkujve.

Chen Yuxi mposhti shoqen e skuadrës Quan Hongchan në finalen e platformës 10 metra për femra, duke marrë medaljen e artë me 449.85 pikë, e ndjekur nga Quan në vendin e dytë.

Kina deri tani ka fituar gjashtë medalje të arta dhe dy të argjendta në Berlin, duke rrëmbyer majën e podiumit në të gjitha garat e përfunduara. (Fatosi)

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree