Komiteti Qendror i PKK-së mban konferencë shtypi mbi raportin e Kongresit të 20-të Kombëtar
2022-10-24 16:26:49

Foto: VCG

Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës (PKK) mbajti një konferencë shtypi të hënën për të paraqitur dhe interpretuar një raport të rëndësishëm të mbajtur në Kongresin Kombëtar të PKK-së të sapopërfunduar.

Pjesa e parë e raportit prek lehtë punën e pesë vjetëve të fundit që nga Kongresi i 19-të Kombëtar i PKK-së dhe trajton në një masë të madhe ndryshimet e mëdha në dekadën e parë të epokës së re, tha në konferencë Jiang Jinquan, drejtor i Zyrës së Studimit të Politikave të Komitetit Qendror të PKK-së.

Në dekadën e fundit zhvillimi i Kinës është ngritur në një nivel të ri dhe përtëritja e madhe e kombit kinez është çuar përpara, vuri në dukje ai.

PKK-ja e ka bashkuar dhe udhëhequr të gjithë popullin kinez për të siguar arritje historike dhe për të pasur ndryshime historike në kauzën e Partisë e të vendit, duke bërë që Kina të nisë një udhëtim të ri drejt ndërtimit të një vendi socialist modern në të gjitha aspektet, theksoi Jiang Jinquan.