Xi Jinping takohet me delegatët e Kongresit Kombëtar të PKK-së
2022-10-24 10:07:09
Foto: Xinhua
Xi Jinping, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (CPC), u takua të dielën me më shumë se 2700 delegatë, delegatë të ftuar posaçërisht dhe pjesëmarrës pa të drejtë vote të Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së në Pekin, njofton “Xinhua”.
Presidenti Xi, gjithashtu kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, u prit me duartrokitje të gjata dhe të ngrohta në Sallën e Madhe të Popullit. Ai bëri foto në grup me ta.
Kongresi i 20-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës u mbajt nga 16 deri më 22 tetor në Pekin. (Fatosi)
Lajmet Kryesore