Kina nuk importon modelet e vendeve të tjera dhe as nuk eksporton modelin e vet
2022-10-24 16:22:25

Foto: VCG

Kina nuk importon modelet e vendeve të tjera dhe kundërshton me vendosmëri që vendet e tjera t'i imponojnë Kinës modelet e tyre, e në të njëjtën kohë nuk eksporton modelin kinez, tha të hënën zv.drejtori i Departamentit të Promovimit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Sun Yeli.

Në konferencën për shtypin të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, të mbajtur për interpretimin e raportit të Kongresit të 20-të të PKK-së, duke iu përgjigjur pyetjes mbi "modernizimin e stilit kinez", Sun Yeli tha se "modernizimi i stilit kinez" është modernizim i një vendi me popullsi të madhe,  me begati për të gjithë,  me bashkërendim të qytetërimit material e të qytetërimit shpirtëror, me bashkëjetesë në harmoni ndërmjet njeriut e natyrës dhe me ndjekjen e rrugës së zhvillimit  paqësor.